Guvernatori Sejko: Këshilli i mbikëqyrjes, miraton shtyrjen e kësteve të kredisë për një afat 3 mujor.

0
61

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko njoftoi se Këshilli i Mbikëqyrjes vendosi  të marre disa masa ne kuadrin e perballimit te situates  se lidhur me CoVid-19.

Këshilli i mbikëqyrjes, ka miratuar shtyrjen e kësteve të kredisë për një afat 3 mujor.

Guvernatori Sejko theksoi se kjo masë është marrë më shumë për të shmangur kontaktet mes njerëzve, për shkak të përhapjes së koronavirusit, dhe vlen për të gjithë ata që kanë vështirësi financiare ose nuk kanë mundësi të shkojnë te bankat. Sipas Sejkos, këstin e kredive mund ta paguajë kushdo që dëshiron, pasi bankat do të jenë në punë gjatë gjithë kohës.

Banka e Shqipërisë po monitoron situatën me detaje që të marrin edhe masat e duhura për shëndetin e punonjësve të bankave dhe klientëve, tha Sejko.

Bankat jane udhëzuar që të orientojnë klientelen të përdorin kartat e kreditit edhe si një masë mbrojtje suplementare ne kuadrin higjenik. Sidoqofte jane marre masa qe ATM te kene te gjithe likuiditetin e nevojshem gjate gjithe kohes.

“Kemi filluar të analizojmë efektet e kësaj epidemie në ekonomi. Natyrisht që ekonomia do të ketë efekte negative, tregjet ndërkombëtare kanë pësuar humbje miliarda euro, ekonomia jonë do të ketë efektet e saj në këtë situatë. Po shohim ndërmarrjet fasone që po hasin vështirësi. Ekonomia do të ketë pasoja, por nuk parashikojmë që të bie në recesion. Primare aktualisht është të parandalojmë përhapjen e virusit. Sa më rigorozë të jemi në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, aq më të vogla do të ishin pasojat në ekonomi nesër.” theksoi Guvernatori Sejko ne nje interviste me skype per News 24.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu