Guvernatori Sejko, bankave : Të luftojmë informalitetin dhe reduktojmë kreditë me probleme

0
1943

Ditën e djeshme, guvernatori i bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilloi një takim me Shoqatën Shqiptare të Bankave. Tryeza e përbashkët kishte në fokus thellimin e përpjekjeve në funksion të zgjerimit të qëndrueshëm të tregut financiar, si edhe një pasqyrë të disa prej momenteve kyçe të vitit 2019 dhe orientimet për vitin 2020.

Guvernatori Sejko u shpreh se ngjarja me ndikimin më të lartë që shënjoi vitin 2019, në të gjithë sektorët ekonomikë dhe shoqërorë, ishte padyshim tërmeti shkatërrues i datës 26 nëntor.

Ngjarja, e cila solli dëme jo vetëm ekonomike, ishte edhe një një test i fortë dhe i kaluar me sukses nga të gjitha bankat, përsa i përket ruajtjes së vazhdimësisë së funksioneve kritike të tregut financiar.

Sipas guvernatorit,viti 2019 konfirmoi qëndrueshmërinë e sektorit bankar shqiptar, çka e bën atë ta shohë pozitive edhe ecurinë.

‘’ Të gjitha këto sa rendita, janë arsye të mjaftueshme për të qenë optimist mbi perspektivën e rritjes ekonomike në periudhën afatmesme. Ndër të tjera, Shqipëria ndodhet edhe përpara një momenti madhor në rrugën e saj të zhvillimit e integrimit: çeljen e pritur të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këto negociata duhen parë domosdoshmërish si një ankorë e rëndësishme zhvillimi dhe si një garanci shtesë për investitorët vendas e të huaj. ‘’ , – u shpreh Sejko.

Duke folur më tej për synimet, por edhe sfidat e 2020-ës , Sejko adresoi katër çështje kryesore që sipas tij janë shumë të rëndësishme për të siguruar shtylla të qëndrueshme mbi të cilat të vijojë të ndërtohet një aktivitet bankar në tërësi dhe që siguron të ardhura të qëndrueshme, si:

– Reduktimi i portofolit të kredive me probleme

– Reduktimi i informalitetit të biznesit

– Sasi relativisht e lartë e aktiveve “të palëvizshme” që zënë vend në bilancin e bankave

-Investimet në teknologji si një hap që i kërkon koha

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu