Kreu Në Plan të Parë Gratë në Biznes në vitin 2021/ Dhoma Ekonomike e Gruas dhe institucionet...

Gratë në Biznes në vitin 2021/ Dhoma Ekonomike e Gruas dhe institucionet partnere adresojnë sfidat dhe zgjidhjet

0
1948

‘’ Gratë në Biznes në vitin 2021 ‘’ ishte kjo tema e madhe e cila mblodhi virtualisht ditën e sotme Dhomën Ekonomike të Gruas dhe institucione partnere. Qëllimi i këtij webinari ishte nxitja e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet grave sipërmarrëse, anëtare të Dhomës Ekonomike të Gruas, dhe institucioneve partnere për të ndikuar në fuqizimin e grave në biznes.

Rritja e aksesit në financime për gratë në biznes ishte një nga temat bazë të diskutimit. Fjala u hap nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se beson fort se fuqizimi i gruas dhe aspekti i saj ekonomik është në vetvete edhe fuqizimi dhe vetë zhvillimi i ekonomisë dhe shoqërisë. Sipas saj me gjithë përpjekjet e bëra në gjithë këto vite demokraci ende ekziston një hendek gjinor sa i takon sipërmarrjes. ‘’Ndërsa në Europë apo botë ky hendek gjinor sjell një humbje në PPB , në Shqipëri këto shifra shkojnë deri në 20%’’. Znj. Denaj e sheh këtë zgjidhje tek edukimi dhe nxitja për arsimin profesional.

Eventi virtual kishte përfaqësi edhe nga përfaqësuesit e BERZH në Shqipëri (Z. Matteo Colangeli, Drejtor i Zyrës së BERZH në Shqipëri dhe Znj. Ardiola Hristic, Menaxhere e Programit Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH ) dhe të Bankës Intesa Sanpaolo, të cilët në fjalën e tyre u shprehën njëzëri për mundësitë konkrete të rritjes së aksesit në financim nga ana e bizneseve të vogla dhe të mesme me në krye sipërmarrëset gra.
Gratë në Shqipëri, si një pjesë e rëndësishme e shoqërisë me ndikim në zhillimet ekonomike dhe sociale, kanë bërë një rrugëtim të vështirë drejt mbijetesës dhe suksesit. Një prej sfidave mbeten bizneset që ndërtohen dhe drejtohen prej tyre. Afro 30% e bizneseve në vend kanë gratë në krye, që nga sektori i shërbimeve dhe deri tek prodhimi.
Një nga mbështetëset e fuqishme të grave në sipërmarrje, sidomos në vitet e fundit ka qenë edhe Ambasada e Suedisë. Znj. Elsa Hastad, Ambasadore e Suedisë në Shqipëri në fjalën e saj u shpreh se Suedia ka një historik sa i takon mbështetjes së grave në biznes në Shqipëri.

‘’Kjo ka qenë prioriteti ynë së bashku me mbështetjen e organizatave të grave. Kemi bërë një përfaqësim dhe lobim në lidhje me rolin e gruas. Ne e shohim barazinë gjinore si një element kyç të zhvillimit të shoqërisë. Gratë në biznes në Shqipëri janë në 24.5% dhe pjesa më e madhe nga bizneset e tyre janë të vogla dhe të mesme, ndaj u duhet domosdoshmërisht më shumë akses në fonde dhe financime. Ne e dimë se gratë në biznes duan mbështetje. Sipërmarrjet e grave hasin shumë sfida, përfshirë këtu stereotipe apo diskriminim gjinor. Gratë në Shqipëri paguhen 6 herë më pak se burrat.’’ – u shpreh znj. Hastad.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu