Global Woman Club Albania : Të fuqizojmë gruan shqiptare përmes sipërmarrjes

0
276

 

Ditën e djeshme në ambientet e ‘’Maritim Plaza Hotel’’, Global Woman Club Albania zhvilloi aktivitetin e saj të pestë që prej lancimit të filialit për Shqipërinë në shtator të vitit të kaluar. Eventi i përmuajshëm mblodhi rreth vetes shumë zonja të nderuara të cilat operojnë dhe drejtojnë biznese të ndryshme në Shqipëri në fusha të : medias, turizmit, telekomunikacionit, marketingut , konsultimeve etj.

Në fjalën e saj të hapjes, Drejtoresha Rajonale e Global Woman Club Znj Sue Ivory tha që në këto pak muaj që ajo ka jetuar në Shqipëri ka parë që gratë shqiptare janë të afta, krijuese dhe kanë aftësi dhe profesionalizëm të lavdërueshëm në biznes. Gratë që shkëlqejnë në biznes dhe aktivitete sipërmarrëse janë një faktor kryesor në zhvillimin dhe suksesin e shoqërisë shqiptare.

84993871 1254821308051223 1413141435493908480 n 300x225 - Global Woman Club Albania : Të fuqizojmë gruan shqiptare përmes sipërmarrjes

Eventi i përmuajshëm i network-ut, është një katalizator për të mbledhur e bashkuar gra me vizion dhe pasion për të shkëlqyer në fushat e tyre të ekspertizës. Lejimi i anëtarëve të lidhen me gra të tjera në një mori fushash në nivel lokal dhe global me anëtaret e tjera të Global Woman Club në të gjithë botën duke nxitur bashkëpunimin ndërkohë që kontribuojnë në rritjen profesionale të njëra-tjetrës, është një vlerë e shtuar e këtij klubi.

Çdo anëtare e klubit mori fjalën gjatë eventit; jo vetëm për të prezantuar veten dhe biznesin, por qëllimi është që kjo gjë të shërbejë për të nxitur lidershipin dhe të folurin në publik tek gratë. Një grua e fuqizuar është një grua që mund të ngrejë zërin për të drejtat dhe të  jetë pjesë aktive e shoqërisë .

Global Woman Club Albania është pjesë e platformës dhe rrjetit ndërkombëtar të grave ‘’Global Woman’’ me seli në Londër që drejtohet nga shqiptarja Mirela Sula.

9f9c67b8 6bf2 47a7 ad77 44a1d0341a2e - Global Woman Club Albania : Të fuqizojmë gruan shqiptare përmes sipërmarrjes

Për të parë më shumë për Global Woman Club Albania ju mund të shihni KËTU, ndërsa detajet për takimin e muajit mars mund t’i gjeni KËTU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu