By Rudina HOXHA
Akademia Shqiptare e Mikpritjes dhe Turizmit, e drejtuar nga Gladiola Dona, ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me një nga Universitetet më prestigjioze në Zvicër “Business and Hospitality Management School” (BHMS), me qendër në Luzern.
“Me të vërtetë, ne jemi krenarë sepse kurrikulumi ynë përputhet me atë të BHMS, që do të thotë që një vit studimi në Akademinë Shqiptare të Mikpritjes dhe Turizmit, njihet nga BHMS, kështu studentët tanë mund të transferojnë studimet e tyre dhe të ndjekin vitin e dytë direkt tek BHMS,” thotë Gladiola Dona në një intervistë ekskluzive me STAR PEOPLE, duke shtuar “shkollat zviceriane të turizmit ofrojnë arsimimin më të mirë në fushën e Mikpritjes dhe ne jemi shumë krenarë që Akademia jonë e nënshkroi këtë partnership.”
Ajo e konsideron këtë “një mundësi të madhe” për studentët për të vazhduar më tej studimet e tyre dhe ndjekjen e një karriere ndërkombëtare në fushën e mikpritjes.
Cila ishte shkëndija e parë prapa Akademisë së Mikpritjes dhe Turizmit? A mund të na thoni më tepër rreth saj?
Gjithnjë flas me krenari dhe enthusiazëm kur bëhet fjalë për Akademinë e Mikpritjes dhe Turizmit. Ka qënë ëndërra ime që në ditët e para të studimeve të mia në Austri kur isha vetë një e diplomuar në fushën e Mikpritjes. Njëzet vite më vonë, ja ku jam së bashku me kolegët e mi duke trajnuar Barmenë, Kamarierë, Recepsionistë, Menaxherë Departamentesh dhe Hotelierë në Akademinë time të Mikpritjes dhe Turizmit.
Prej 4 vitesh tashmë, ne po ofrojmë kurse profesionale , konsultime dhe trajnime në këtë fushë në Shqipëri dhe Kosovë. Akademia ndodhet në Tiranë ku ne filluam me pak por me një entuziazëm dhe pasion të madh. Ndërkohë, Akademia është zgjeruar shumë duke ofruar kurse online ndërsa kemi edhe një vendndodhje të dytë që operon si një shkollë franchise në një ambjent me 5 yje në Shëngjin, Lezhë.
Kurrikulumi ynë ka rezultuar i suksesshëm përderisa të gjithë të diplomuarit e Akademisë tonë sjellin ndryshim në tregun e punës.
Këtë vit, Akademia jonë ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me një nga Universitetet më prestigjioze në Zvicër “Business and Hospitality Management School” (BHMS), në Luzern dhe ne jemi shumë krenarë për këtë gjë.
A është bashkëpunimi me Zvicrën një nga arritjet tuaja më të rëndësishme profesionale deri më tani kur ne flasim për Akademinë e Mikpritjes dhe Turizmit?
Me të vërtetë, ne jemi krenarë sepse kurrikulumi ynë përputhet me atë të BHMS, që do të thotë që një vit studimi në Akademinë Shqiptare të Mikpritjes dhe Turizmit, njihet nga BHMS, kështu studentët tanë mund të transferojnë studimet e tyre dhe të ndjekin vitin e dytë direkt tek BHMS.
Shkollat zviceriane të turizmit ofrojnë arsimimin më të mirë në fushën e Mikpritjes dhe ne jemi shumë krenarë që Akademia jonë e nënshkroi këtë partnership
Në BHMS, studjonë studentë nga e gjithë bota në një qytet të madh si Luzern. Është një mundësi e madhe për studentët për të vazhduar më tej studimet e tyre dhe ndjekjen e një karriere ndërkombëtare në fushën e mikpritjes.
Si po ja del që Akademija të funksionojë për të rinjtë? Kush është objetivi final që ju dëshironi të arrini?
Akademia e Mikpritjes dhe e Turizmit është si një platformë profesionistësh. Në momentin që ju jeni pjesë e saj, ju gjithnjë do të jeni pjesë e këtij qarku. Ne nuk ofrojmë thjesht një kurrikulum të mirë por edhe mbështetje dhe ‘coaching’ për studentët që ato të bëhen profesionistë të mëdhenj në fushën e mikpritjes.
Ne punojmë me Restorantet, Baret dhe Hotelet më të mira në Shqipëri të cilët janë gjithnjë në kërkim të marrjes në punë të diplomuarve tanë.
Përmendni emrin e një restoranti, bari apo hoteli që ju njihni; atje do të gjeni të diplomuarit e Akademisë sonë. Disa prej tyre janë sipërmarrës të cilët përpiqen për të vënë në praktikë të gjithë njohuritë që ato fituan gjatë studimeve. Ne jemi gjithnjë në kontakt me ta dhe i drejtojmë përtej kursit të studimit. Suksesi i tyre është suksesi ynë; kështu objektivi ynë është që të gjithë të diplomuarit tanë të sjellin ndryshim në këtë sektor.
A mund të zbuloni përbërësit kryesore që ju mishëroni në këtë Akademi për të garantuar përsosmëri në sektorin e Mikpritjes?
Përbërësi im kryesor për ta bërë Akademinë të suksesshme janë njerëzit të cilët unë kam zgjedhur të punoj. Të gjithë trajnuesit tanë janë profesionistë me një eksperiencë të gjatë ndërkombëtare dhe lokale të cilët demostrojnë praktikat më të mira të trajnimit dhe fuqizimit të studentëve tanë. Ne kemi punuar që leksionet të jenë interesante dhe praktike. Kriteret tonë të vlerësimit janë shumë specifike dhe strikte. Jo, nuk është e lehtë të marrësh çertifikatën tonë profesionale. Kushdo që ka marrë një çertifikatë nga Akademia e Mikpritjes dhe Turizmit, ka kaluar të paktën 4 teste teorike dhe praktike me një vlerësim të paktën prej 70 pikësh nga 100 pikë.
Çfarë ofron kjo Akademi për të pasur një Turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri?
Pavarësisht se çfarë synojmë ne, ne ofrojmë kurse, trajnimi apo konsulta për biznesin, ne jemi gjithnjë të përqëndruar në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme. Si për shembull, nëse ne trajnojmë stafin e një hoteli, ne fillojmë me trajnimin e menaxherëve, dhe i japim atyre të gjitha mjetet dhe njohuritë për të bërë ata vetë të mundur trajnimin e stafeve të tyre sipas nevojave. Ne fillojmë me krijimin e procedurave sepse ne besojmë fort se janë procedurat ato që sigurojnë stabilitet.
Ndërsa ofrojmë konsulta një biznesi dhe ndërhyjmë për ta bërë atë të suksesshëm, ne gjithmonë përdorim (Treguesit tanë Kyc të Performancës -TKP) sepse ne kemi nevojë të masim suksesin e ndërhyrjes sonë. Kurset tona profesionale vetvetiu janë tashmë praktikat më të mira për të siguruar një turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri. Unë sygjeroj fort që sipërmarrësit të trajnojnë stafin përpara se ato të fillojnë një biznes dhe gjatë funksionimit të tij. Trajnimi është investimi më i mirë që ata mund të bëjnë. Trajnimi do të rrisi shifrat për një sipërmarrje të suksesshme dhe të qëndrueshme.