GJERMANI – Qeveria planifikon 25 miliardë euro shtesë në ndihmë të bizneseve

0
37

Qeveria Gjermane njoftoi se do të sigurojë 25 miliardë euro ndihmë financiare shtesë për bizneset e vogla dhe të mesme të goditura nga kriza e koronavirusit, në përpjekje për të ndaluar një valë të afërt falimentimesh.

Injeksioni i parave ka për qëllim bizneset e vogla në sektorët e hotelerisë dhe gastronomisë si dhe klubet sportive profesionale në ligat dhe institucionet e vogla.

Qeveria do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve fikse të bizneseve nga Qershori deri në Gusht.

Qarkullimi në Prill dhe Maj ra me të paktën 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sasia e ndihmës në dispozicion do të rritet nëse firmat kanë pësuar rënie më të madhe të shitjeve, ku firmat individuale do të jenë në gjendje të aplikojnë për një maksimum prej 150 000 eurosh për tre muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu