GJERMANI – Merkel: Vendet anëtare të BE-së nuk e vënë në diskutim borxhin e përbashkët

0
1898

Vendet anëtare të Bashkimit Europian janë të gjithë dakord për një borxh të përbashkët për financimin e pjesshëm të planit të rimëkëmbjes ekonomike përballë pandemisë së koronavirusit, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Struktura ligjore e propozuar nga Komisioni nuk është vënë në diskutim… Emetimi i obligacioneve nga Komisioni nuk është vënë në diskutim nga askush”, tha Merkel, pas një samiti virtual të krerëve të shteteve të BE-së.

“Mosmarrëveshjet mbeten, nga ana tjetër, në madhësinë e planit të shpëtimit prej 750 miliardë eurosh të propozuar nga Komisioni dhe se cila do të jetë pjesa e garancive dhe borxheve”, theksoi ajo, duke bërë thirrje për një marrëveshje të shpejtë për këtë temë./ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu