GJERMANI – Merkel: Firmat e huaja të kenë trajtim të barabartë në Kinë

0
83

Kancelarja Gjermane Angela Merkel kërkoi sot trajtim të barabartë të gjermanëve dhe firmave të tjera të huaja, që operojnë në Kinë, gjatë një videokonference me kryeministrin kinez, Li Keqiang.

“Kancelarja Merkel i bëri thirrje kryeministrit Li që t’u japë kompanive të huaja akses më të mirë në tregun e Kinës, një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë”, tha zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert.

Merkel tha se ishin të nevojshme hapa të mëtejshëm për të përmirësuar statusin e firmave të huaja në vend dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një marrëveshjeje ambicioze investimesh BE-Kinë.

Kancelarja gjermane, gjithashtu, theksoi interesin e Gjermanisë për të ruajtur tregtinë shumëpalëshe të bazuar në rregulla, forcimin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe vazhdimin e marrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale./ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu