GJERMANI – Lagarde: Gratë drejtuese e kanë menaxhuar më mirë krizën e COVID-19

0
53

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde theksoi  se drejtueset politike femra e kishin menaxhuar më mirë krizën e koronavirusit në vendet e tyre repspektive se homologët meshkuj.

“Është shumë tërheqëse, në fakt, kur shikoni këto vende të drejtuara nga gratë, rrugën që ata kanë marrë, politikat që kanë miratuar dhe stili i komunikimit që kanë përdorur ka qenë mjaft mahnitës”, konfirmoi Lagarde në një intervistë të dhënë për “Washington Post”.

“Kam mësuar që gratë kanë tendencë të bëjnë një punë më të mirë”, shtoi ajo.

Lagarde mori për shembull kancelaren gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës, me rreth mbi 9 000 të vdekur, ka qenë një nga më pak të prekurit në Europë nga COVID-19 dhe ku kriza u menaxhua në mënyrë efektive.

“Merkel ndau me shumë transparencë shifrat e të dhënave, viktimat, shkallën e kontaminimit. Dhe shumë shpejt u bë një lloj gjuhë e zakonshme duke i lejuar njerëzit të kuptojnë elementet shkencore edhe pse masa kufizuese ishin të nevojshme si mbajtja e maskave, kufizimi dhe respektimi i distancimit social”, deklaroi ajo.

Dhe për të shtuar në lidhje me Gjermaninë duket se ka funksionuar mirë në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Ajo gjithashtu vlerësoi menaxhimin e drejtuesve të Tajvanit dhe presidentes së tij, Tsai Ing-wen, të Zelandës së Re me kryeministren e saj Jacinda Ardern dhe të Belgjikës me kryeministren e saj Sophie Wilmes, të cilat komunikuan “mirë” gjatë krizës.

“Të drejtosh, është të frymëzosh. Ka të bëjë me të qenurit i përgjegjshëm me të tjerët. Unë mendoj se dimensioni i dashamirësisë është diçka që ata kanë arritur ta shprehin mirë”, shtoi Lagarde.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu