GJERMANI – Bundesbank: Ekonomia gjermane do të rritet fuqishëm në tremujorin e verës

0
1465

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet nga kriza e pandemisë së koronavirusit të ri dhe të rritet fuqishëm gjatë verës, parashikoi sot banka qendrore e vendit, Bundesbank.

“Pas një rënie të mprehtë në gjysmën e parë të vitit, ekonomia gjermane mund të rritet shumë fuqishëm në tremujorin e verës”, deklaroi institucioni bankar në raportin e tij mujor për tremujorin korrik-shtator.

“Rimëkëmbja e dukshme dhe gjerësisht e bazuar, që filloi menjëherë pas nivelit më të ulët në prill, do të vazhdojë”, shtoi Bundesbank.

Megjithatë, banka paralajmëroi se nivelet e aktivitetit ekonomik të parakrizës nuk do të mund të arrihen as në tremujorin e tretë dhe as në një të ardhme të afërt, sepse pandemia ende nuk është frenuar në shumë vende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu