Gita Gopinath, gruaja e vitit nga “Vogue India”

0
39

Kryekonomistja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Gita Gopinath është një nga gratë e shquara të vitit 2020, në edicionin indian të revistës prestigjioze “Vogue”.

Indo-amerikania 48-vjeçare, Gita Gopinath, është votuar si liderja e mendimit botëror nga “Vogue India”.

Ajo është gruaja e parë që zuri këtë pozicion brenda institucionit ekonomik, pas marrjes së detyrës në janar 2019, një vit para se pandemia COVID-19 të trazonte ekonominë globale, duke shkaktuar një krizë të paparë.

Që nga ajo kohë, ajo rregullisht u bën thirrje vendeve të shpenzojnë për të ndihmuar ekonominë të rimëkëmbet dhe të mbështesë popullatat, duke shprehur keqardhje për rritjen e pabarazive.

“Disa vendime nuk mund të shtyhen më. Një rimëkëmbje më e gjelbër është e nevojshëm për të parandaluar rreziqet katastrofike nga ndryshimi i klimës. Në të ardhmen, bota duhet të jetë më pak e pabarabartë, me qasje universale në arsim, kujdes shëndetësor dhe rrjetat e sigurisë sociale”, shprehet Gopinath në “Vogue”.

Para se ti bashkohej FMN-së, Gita Gopinath ishte profesoreshë ekonomie në Universitetin e Harvardit.

Qe ne fillimet e karrieres Gopinath ishte pjese e Akademise Amerikane te shkencave  dhe Ekonometrise duke u vlersuar me nje cmim prestigjioz nga Universiteti i Washingtonit. Ne 2019, “Foreign Policy” e perzgjedh si nje nga femrat mendimet e se ciles kane  ndikim global. Ne 2014 u perzgjodh si nje nga 25 ekonomistet me te mira nen moshen 45 vjec nga FMN  dhe ne 2011 u perzgjodh nje nga Lideret e reja  Globale  (YGL)  nga Forumi Ekonomik Nderkombetar. Gjithashtu Qeveria Indiane e ka vleresuar me cmimin Pravasi Bharatiya Samman, nje nga cmimet me te vleresuara dhene per Indianet qe jetojne jashte Indise. Perpara se ti bashkohej Universitetit te Harvardit ne 2005, Ajo ishte Asisent/Profesore ne Universitetin e Chicagos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu