Garanci shtetërore për agrobiznesin/ Zgjerim dhe rritje e cilësisë së markës “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare

0
41

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se ne fokus te qeverise vazhdon te mbetet mbështetja për prodhuesit shqiptarë, përmes skemave financiare, me qëllim zgjerimin dhe rritjen e cilësisë së markës “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.

Denaj e vijoi sot turin e saj të takimeve me biznesin në Gjirokastër, në kompaninë “Gjirofarma” të financuar me kredi nga sistemi bankar me rreth 2.5 milionë euro, mundësuar nga skema e garancisë shtetërore për sektorin e agrobiznesit.

“Falë kësaj mbështetjeje, kompania ka investuar për rritjen e kapaciteteve të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, por edhe për hapjen e linjës së re të përpunimit të mishit”, tha Denaj.

Ministrja tha se grantet për fermerët ekzistojnë.

“Ne kemi bërë gati një paketë me Agjencinë e Zhvillimit Rural (AZHBR) dhe shumë shpejt do ta prezantojmë. Kemi menduar se klasterat apo grupet janë një histori suksesi edhe pse në numër të vogël”, u shpreh Denaj.

Përfaqësuesi i kompanisë “Gjirofarma” kërkoi nga qeveria krijimin e mekanizmave që do tu lehtësonte atyre eksportin në tregjet europiane.

“Nëse do të kishte një koordinim të mirë të financimit te fermerit dhe tregjeve do të rritej me dyfish kapaciteti i ndërmarrjeve shqiptare prodhuese”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu