Ministri Francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, në një mesazh të postuar në Twitter, njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Le Maire shton se ai “menjëherë e vendosi veten në izolim në përputhje me rregullat shëndetësore deri në shërimin e plotë të tij’’.
“Nuk kam simptoma. Unë do të qëndroj në izolim për 7 ditë. Vazhdoj të ushtroj funksionet e mia”, shtoi ministri.