“Motoja e Food Bank është solidariteti, ushqim për të gjithë. Do të donim shumë të shihnim banka ushqimore në të gjithë vendin duke marrë një mbështetje të madhe nga të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë.
Asnjë fëmijë nuk duhet të shkojë në shkollë pa mëngjes, dhe asnjë i moshuar nuk duhet të shkojë të flejë me stomak bosh; asnjë ushqim nuk duhet të harxhohet ” – thotë Wilma Verburg, Drejtoreshë e Food Bank në Shqipëri në një intervistë ekskluzive për STAR BUSINESS.
Ajo nënvizoi se Food Bank Albania po fiton terren dhe mbështetje të shumtë nga palë të ndryshme. Gjatë vitit 2019, tha ajo, PROJEKTI I USHQIMIT TË FRESKËT dhe PROJEKTI I FARAVE ishin vërtet të suksesshëm. Gjithsesi, Verburg vuri në dukje se sfidat e një banke ushqimore në një vend në zhvillim janë ndryshe nga ato në BE.
A mund të na tregoni pak më shumë për Food Bank Albania dhe idetë që qëndrojnë pas saj?
MISIONI
Misioni i Food Bank në Shqipëri është të luftojë URINË duke luftuar SHPËRDORIMIN E USHQIMIT / TEPRICAT
Misioni ynë është i bazuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe besimin se të gjithë njerëzit, pavarësisht nga statusi i tyre shoqëror, kanë të drejtë të përmbushin nevojat e tyre themelore njerëzore. (Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, neni 25)
Për më tepër, Food Bank Albania beson se, duke i vendosur tepricat ushqimore në përdorim te dobishem, Shqipëria mund të lehtësojë varfërinë dhe të adresojë problematikat mjedisore të cilat lidhen me mbeturinat ushqimore.
HISTORIKU
Ideja e drejtësisë sociale është e lidhur me idenë e mbrojtjes së mjedisit. Mbi 30% e ushqimit të prodhuar në të gjithë botën shpërdorohet. Këto mbeturina jo vetëm që shkatërrojnë burimet të cilat mund të përdoreshin diku tjetër, por gjithashtu kontribuojnë ndjeshëm në prodhimin e gazrave dhe ndryshimeve klimatike. Duke u siguruar që ushqimi që është prodhuar konsumohet, ne mund të zbusim gjurmët tona mjedisore dhe të jemi administratorë më të përgjegjshëm të planetit tonë.
Food Bank Albania
Më 1 tetor 2013 u krijua Food Bank në Shqipëri duke synuar:
- të luftojë VARFËRINË dhe URINË në Shqipëri, dhe
- të reduktojë SHPËRDORIMIN E USHQIMIT.
- a) Shqipëria është vendi i katërt më i varfër në Evropë dhe varfëria dhe uria vazhdojnë të jenë në rritje dhe siguria e ushqimit për familjet në nevojë duket mjaft e errët. Në Shqipëri, ka 300 000 njerëz që nuk e dinë se nga do të vijë ushqimi i tyre i rradhës. Këta njerëz kanë rreth 1.2 Euro në ditë për shpenzimet e tyre personale që është e njëjtë me nivelin ndërkombëtar të varfërisë ekstreme. Ekziston një grup i madh njerëzish mbi këtë minimum të cilë sërish luftojnë për vaktet ushqyese ditore.
Familjet e margjinalizuara mund të përdorin deri në 80% të buxhetit të tyre për ushqim. Pasojat e përdorimit të një përqindje të madhe të buxhetit të familjes për ushqimin janë të rënda dhe të gjera. Të rinjtë që vuajnë nga kequshqyerja kanë më shumë probleme shëndetësore sesa moshatarët e tyre dhe mund të vuajnë nga vonesa në zhvillimin njohës dhe aftësitë motorike. Për më tepër, familjet që shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit të tyre mujor për ushqim kanë ndjeshëm më pak para në dispozicion për artikuj shkollor, kujdes shëndetësor dhe produkte higjene. Nga ana tjetër, këto çështje kontribuojnë në stigmat shtesë sociale që e bëjnë më të vështirë integrimin në shoqëri të familjeve të margjinalizuara. Të rinjtë nga këto familje përballen me sfida të rëndësishme arsimore që mund të kontribuojnë në një cikël të vazhdueshëm të varfërisë dhe margjinalizimit. Food Bank Albania beson se luftimi i urisë është një komponent kryesor i luftës më të madhe kundër margjinalizimit social. Duke i siguruar ushqim shoqërive më të prekura dhe të përjashtuara, ne mund të ndihmojmë në integrimin e tyre në shoqëri.
- b) Mbi 30% e ushqimit të prodhuar në të mbarë botën hidhet. Ky shpërdorim jo vetëm që shkatërron burimet që mund të përdoren diku tjetër, por gjithashtu kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në gazrat dhe problemet e ndryshimit të klimës. Përmes ndërgjegjësimit arsimor dhe projekteve në vazhdim, ne po hapim rrugën në zvogëlimin e mbetjeve ushqimore në Shqipëri.
Projekti ynë i shkollave të rinovuar së fundmi, në bashkëpunim me FAO UN dhe FEBA (Federata Evropiane e Bankave të Ushqimit) këtë vit do të arrijë në rreth 20-30 mijë studentë në vend. Tema e këtij projekti është: Bëni mirë-kurseni ushqim.
Food Bank Albania përqendrohet në mbledhjen e sa më shumë ushqimeve, në krijimin e një baze më të fortë vullnetarësh për të pasur kontribute të vazhdueshme nga bizneset, si dhe një marrëdhënie shumë më të mirë, të shumëpritur, me autoritetet shtetërore në lidhje me legjislacionin e taksave për dhurimet e ushqimit. Ne përdorim një shumëllojshmëri metodash për mbledhjen dhe shpërndarjen e ushqimit kaq shumë të nevojshëm për familjet e margjinalizuara.
Lobim i vazhdueshëm për të ndryshuar ligjin e TVSH-së në Shqipëri për dhurimet ushqimore.
Sfidat e një banke ushqimore në një vend në zhvillim janë ndryshe nga ato në BE.
Për shembull: Shqipëria nuk ka ligje në zbatim që inkurajojnë bizneset të dhurojnë ushqime.
Rishikimi i TVSH-së për dhurimet mund të rriste ushqimet e dhuruara nga bizneset.
Në të vërtetë është një situatë e favorshme për të gjithë; autoritetet publike, bizneset që mund të ridrejtojnë tepricat, OJF-të dhe grupet e komunitetit që mund të përdorin gjithnjë tepricat e ushqimit, mjedisi, si dhe nevojtarët.
Si ishte viti 2019 për FB Albania dhe a mund të ndani ndonjë histori të vërtetë suksesi nga puna juaj?
* Projekti ynë USHQIM I FRESKËT shkoi nga fillimi në 2018 duke siguruar më shumë se 60 tonë ushqim deri në vitin 2019 për 15 kuzhinat sociale që mbështesim në të gjithë vendin. Bizneset bujare po dhurojnë shumë produkte të freskëta për njerëzit në nevojë dhe ndonjëherë ne nuk jemi as në gjendje t’i përpunojmë të gjitha këto dhurime. Kjo është një sfidë e mirë për tu pasur në bankën e ushqimit.
* PROJEKTI FARAVE operon në disa zona në të gjithë Shqipërinë me një shpërndarje totale prej 2000 pakosh këtë vit, duke dyfishuar atë të vitit të kaluar. Ky projekt vazhdon t’u sigurojë familjeve të varfëra rurale fara cilësore të perimeve që ti rrisin në kopshtet e tyre.
Ky projekt fitoi çmimin e parë në 2018 për INOVACION në kongresin vjetor të Bankave Evropiane të Ushqimit.
A keni organizuar apo do të organizoni ndonjë fushatë për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri?
Po. Ne jemi pjesë e takimeve të UNDAC-it (Vlerësimi dhe Koordinimi i Fatkeqësive të Kombeve të Bashkuara) që prej ditës së parë të përgjigjeve ndaj tërmeteve. Ne vazhdojmë të mbështesim disa kuzhina sociale, OJQ, familje dhe hotele me ushqime dhe sende të tjera.
Cilët janë treguesit që tregojnë se Food Bank Albania është duke patur ndikim në vend?
Mbështetja e disa Ambasadave dhe Korporatave Ndërkombëtare, Dhomat e Tregtisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare dhe si bizneset prodhuese të ushqimit janë tregues të rëndësisë së punës sonë.
Numri i projekteve tona, stafi dhe vullnetarët (200 persona) të përfshirë, burimet dhe partnerët në të gjithë vendin janë rritur vazhdimisht çdo vit.
Ministria e Arsimit ka aprovuar për të 4-in vit radhazi projektin tonë në shkolla në të gjithë vendin që mëson studentët për vlerën dhe rëndësinë e respektimit të burimeve të natyrës pasi komuniteti global bëhet më i vetëdijshëm për burimet e kufizuara që duhet të sigurojmë mjaftueshëm për të gjithë.
Çfarë shihni përtej Food Bank Albania?
Motoja e Food Bank është solidariteti, ushqim për të gjithë. Do të donim shumë të shihnim banka ushqimore në të gjithë vendin duke marrë një mbështetje të madhe nga të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë.
Asnjë fëmijë nuk duhet të shkojë në shkollë pa mëngjes, dhe asnjë i moshuar nuk duhet të shkojë të flejë me stomak bosh; asnjë ushqim nuk duhet të harxhohet.
Një listë e shkurtër e fakteve mbi shpërdorimin e ushqimit mund të gjendet në këtë link:
https://olioex.com/food-waste/food-waste-facts/