Mijera makina dhe mijera qytetare vershuan kete fundjave nga Kosova per ne bregdetin Shqiptar.
Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana U shpreh ne nje interviste use është dyfishuar numri i fluksit të turistëve në Morinë në krahasim me një javë më parë.
Prefekti Kuçana tha se “në doganën e Morinës në Kukës po punohet me procedurë të përshpejtuar dhe deri në orën 10:45 të ditës së sotme kanë kaluar 2200 automjete dhe 8500 pasagjerë”.
Ai shtoi se “strukturat e Policisë së Shtetit dhe policisë vendore kanë marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve që vijnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, ndërsa numri vazhdon të rritet”.
Fluksi i pasagjerëve është nga më i larti që nga situata e pandemisë, siç edhe konfirmon Prefekti i Kukësit Kuçana është dyfishuar numri i automjeteve dhe turistëve që kalojnë në Morinë.
Pushuesit nga Kosova zgjedhin kryesisht plazhin e Shëngjinit, Velipojës, por dhe Durrësin në fundjavë për të kaluar pushimet.