Facebook marrëveshje me Reuters, të bashkëpunojmë kundër ‘’fake news’’

0
82

Platforma më e madhe, Facebook ka njoftuar  pak ditë më parë se ka arritur marrëveshje me agjencinë e lajmeve Reuters për të verifikuar lajmet e publikuara në këtë rrjet.

Nën presion për masat që janë marrë për të shmangur lajmet e rreme, Facebook ka nisur një pilot-program amerikan nga dhjetori i vitit të kaluar i cili bën të mundur që të identifikohen më shpejt lajmet të cilat nuk janë të vërteta.

Ky veprim ka ardhur pas ndodhive të vitit 2016-të ku agjencitë amerikane të inteligjencës deklaruam se hapësirat e rrjeteve sociale janë shfrytëzuar në fushatën ruse me qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Reuters është shprehur se ka krijuar një department të ri për të verifikuar fotografitë, videot, titujt dhe materialet e tjera që publikohen në Facebook për audiencën amerikane në gjuhën angleze dhe atë spanjolle.

Sipas kësaj marrëveshje do të verifikohen materialet e publikuara në Facebook, por edhe në Instagram.

Përveç Reuters-it, Facebook bashkëpunon edhe me agjenci të tjera informative siç është Associated Press etj .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu