Euromoney vlerëson Bankën OTP Albania me çmimin “Banka Më e Mirë”

0
25

Banka OTP Albania është përzgjedhur si “Banka Me e Mirë” në Shqipëri, sipas vlerësimit të çmimeve të Ekselencës së Euromoney! Çmimi që Banka OTP Albania fitoi bazohet në performancën e bankës në vendin tonë krahasuar kjo me bankat e tjera në vend, për vitin 2019-të.

“Çmimet e Ekselencës” të Euromoney njihen si çmimet më të lakmuara dhe më të besueshme në industrinë bankare. Prej shumë vitesh tashmë, Euromoney zgjedh rregullisht performuesit më të mirë midis bankave dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve financiare dhe vlerësimet janë bërë një standard i besueshëm i përsosmërisë për komunitetin financiar global.

“Bankat kryesore të Shqipërisë arritën, edhe një herë, rezultate të respektueshme vitin e kaluar, por nuk ishin në gjendje të konkurronin në rritje ose përfitueshmëri me grupin e porsaardhur në treg. Pas përfundimit të një projekti tetëmbëdhjetë-mujor për tu lidhur me grupin e ri, menaxhimi i OTP Albania ka nisur një rregullim gjithëpërfshirës të platformave dixhitale të bankës si dhe një përditësim të sistemit qendror bankar. Pronarët e rinj duhen përshëndetur për angazhimin e tyre ndaj rigjallërimit të filialit të tyre të ri dhe për modelin e ri që kanë prezantuar në tregun bankar në shqipëri,” u shpreh në artikullin zyrtar prestigjiozja Euromoney.

“Ky çmim vjen si një dëshmi e qartë për pozicionimin që kemi marrë për të rritur efikasitetin dhe inovacionin në mënyrë që t’u shërbejmë sa më mirë klientëve tanë dhe të sigurojmë për ta një përvojë të paharrueshme.” deklaroi drejtori i përgjithshëm i Bankës OTP Albania z. Bledar Shella.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu