Louis Vuitton Malletier, i referuar zakonisht si Louis Vuitton ose i shkurtuar në LV, është një nga shtëpitë franceze më të famshëm të modës e të mallrave luksoze e themeluar në vitin 1854 nga Louis Vuitton. Monografia LV e etiketës shfaqet në shumicën e produkteve të saj, duke filluar nga aksesorët e vegjël luksoz dhe produktet prej lëkure e deri te veshjet e gatshme, këpucët, orët, bizhuteritë, aksesorët, syzet e diellit etj…Louis Vuitton është një nga shtëpitë kryesore të modës ndërkombëtare, e cila për gjashtë vjet rresht, nga viti 2006–2012, u emërua si marka më e vlefshme luksoze në botë. Vlerësimi i saj për vitin 2012 ishte 25.9 miliardë dollarë. Kompania operon në 50 vende me më shumë se 460 dyqane në të gjithë botën.
Louis Vuitton është një nga markat më të suksesshme, por edhe më të falsifikuara në botën e modës për shkak të imazhit dhe statusit të saj elitar. Në 2004, Louis Vuitton përbënte 18% të aksesorëve të falsifikuar të sekuestruar në Bashkimin Evropian. Kompania kërkon në mënyrë aktive të zhdukë falsifikimin dhe punëson një ekip avokatësh dhe agjencish speciale të hetimit për të ndjekur shkelësit përmes gjykatave në të gjithë botën. Kompania shpenzon afro gjysmën e buxhetit të saj për komunikime për të kundërshtuar falsifikimin e mallrave të saj.
Deri në vitet 1980, produktet Vuitton u shitën gjerësisht në dyqane, të tilla si Neiman Marcus dhe Saks Fifth Avenue. Në ditët e sotme produktet Vuitton janë kryesisht të disponueshme në butiqet Louis Vuitton, në pronësi të kompanisë, me një numër të vogël përjashtimesh të shënuara në rrethet tregtare të pasura ose brenda dyqaneve luksoze. Kjo gjë i lejon markës të kontrollojë cilësinë e produktit dhe çmimet.
Nga viti 1945 deri në vitin 2000, Louis Vuitton filloi të inkorporojë lëkurën në shumicën e produkteve të saj, duke nisur nga çantat e vogla, kuletat dhe deri tek valixhet.
Produktet e luksit
Çantat ikonike të Louis Vuitton përfshijnë çantën ‘’e shpejtë’’ dhe atë ‘’ Neverfull’’. Çdo sezon Louis Vuitton prodhon çanta të rralla, në sasi të limituara , që zakonisht janë në dispozicion vetëm me anë të rezervimit nëpër dyqane më të mëdha Louis Vuitton.
Në vitin 2001, Stephen Sprouse, në bashkëpunim me Marc Jacobs, krijuan një linjë me prodhim të kufizuar të çantave Vuitton që paraqisnin mbishkrime të shkruara mbi modelin e monogramit. Grafitet lexonin Louis Vuitton dhe, mbi çanta të caktuara u shënua edhe emri i çantës (p.sh si: Keepall dhe Speedy).
Në vitin 2002, u prezantua koleksioni i orës Tambour. Gjatë këtij viti, u hap ndërtesa e LV në rrethin Ginza të Tokios, dhe marka bashkëpunoi me Bob Wilson për skenografinë e saj të dritareve të Krishtlindjeve. Në 2004, Louis Vuitton festoi përvjetorin e saj të 150-të. Marka përuroi gjithashtu dyqane në New York City, Mexico City, Cancun dhe Johannesburg. Ajo hapi gjithashtu dyqanin e saj të parë global në Shanghai. Në vitin 2008, Louis Vuitton lançoi kanavacën e Damier Graphite. Kjo kanavacë përmbante modelin klasik Damier, por në të zezë dhe gri, duke i dhënë asaj një pamje mashkullore dhe në të njëjtën kohë urbane. Gjithashtu në vitin 2008, Pharrell Williams bashkë-projektoi një seri aksesorësh argjenderie dhe syzesh për Louis Vuitton.
Shumë prej produkteve të kompanisë përdorin materialet kanavacë Damier dhe monogram kafe, të cilat u përdorën për herë të parë në fund të shekullit të 19-të. Të gjitha produktet e kompanisë shfaqin inicialet LV. Në vitin 2010, Louis Vuitton hapi atë që e përshkroi si dyqanin e tyre më luksoz në Londër.
Luis Vuitton prodhon gjithashtu veshje, si edhe këpucë, çizme, parfume etj, si për femra dhe për meshkuj Marka e njohur vazhdon të qëndrojë sot në pararojë të modës botërore dhe të përcaktojë stilin dhe trendet e kohës.
Koleksionet e reja
Koleksionet e reja të veshjeve të Louis Vuitton pasqyrojnë periudhën disi të harruar të ‘’Belle Époque’’. Megjithëse relativisht e shkurtër, kjo periudhë midis fundit të shekullit XIX dhe Luftës së Parë Botërore ishte një nga më prestigjiozet e Francës. Ishte koha e Ekspozitave Universale, si ajo gjatë së cilës u zbulua Kulla Eiffel.
Ishte një kohë dinamizmi dhe ndryshimesh të jashtëzakonshme. Këto koleksione kanë dashur të sjellin nocione në lidhje me modën e vjetër dhe nostalgji për një kohë që sot vetëm mund ta ëndërrojmë. Ishte koha kur në modë, art e kudo do të lindte ajo që bota e njeh sot si ‘’elegancën franceze.’’