Ekspozita Doha 2020: Bizhuteri luksi dhe ora të punuara me gurë të çmuar

0
100

Ekspozita në Doha për bizhuteritë dhe orat e luksit të punuara me gurët më të rrallë që ekzistojnë është një ekspozite e përvitshme që zhvillohet në zemër të Katarit.

Ekspozita zhvillohet në ‘’ Doha Exhibition and Convention Center’’ ku më shumë se 500 brand-e nga 10 vende të ndryshme të botës paraqesin punimet e tyre mbresëlënëse , duke përfshirë gjithashtu edhe dizajnerat e talentuar vendas.

WhatsApp Image 2020 02 20 at 11.30.32 AM 600x 300x300 - Ekspozita Doha 2020: Bizhuteri luksi dhe ora të punuara me gurë të çmuar

Kjo ekspozitë është unike dhe mbledh rreth vetes dashamirësit dhe admiruesit më të mëdhenj të bizhuterive të luksit dhe u jep mundësinë përfaqësuesve dhe dizajnerave të brand-eve të mëdha të njohin nga afër jo vetëm publikun e tyre , por edhe blerësit e tyre potencialë, duke shërbyer kësisoj si një mundësi për të shkëmbyer eksperiencat dhe idetë lidhur me punimet dhe metodat që përdor gjithësecili.

Veachetti turquoise necklace 300x300 - Ekspozita Doha 2020: Bizhuteri luksi dhe ora të punuara me gurë të çmuar

Disa nga brand-et më të njohura që marrin pjesë këtë vit janë: Veschetti, Hairaat Fine Jewellery,Malpani Jewels, Jaipur Gems, ARAYA Modern High Jewellery, WITR Jewellry,ANANYA , Jared Lehr Jewellery, Sarah Ho Jewellery, Gismondi 1754 Jewellery, Roberto Coin, Karen Suen Fine Jewellery, Marie Mas etj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu