Eksportet shqiptare në Maj u rritën me 43,8%, krahasuar me muajin Prill

0
1317

Ekonomia shqiptare duket se po nis rimëkëmbjen pas rihapjes.

Instituti i Statistikave raportoi sot se në muajin Maj eksportet shqiptare kanë njohur rritje me 43,8%, krahasuar me muajin Prill.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar sot nga INSTAT, në muajin Maj eksportet e mallrave arritën vlerën 21 miliardë lekë, nga 15 miliardë lekë që shënuan në muajin Prill.

Por krahasuar me një vit më parë eksportet rezultuan 22,7% më të ulëta.
Në 5-mujorin e parë 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 102 miliardë lekë, duke u ulur me 19,4%, krahasuar me një vit më pare.

Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë “tekstile dhe këpucë” me 10,1% pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 5,1%, dhe grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 3,4%.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi “ushqim, pije, duhan” me 0,4% dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0,2%. /ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu