Easypay, Kompania Inovatore që Jua Bën Jetën Njerëzve më të Lehtë

0
469

Sektori financiar dhe teknologjik janë gjithmonë të nënpërfaqësuar për sa i përket vajzave dhe grave. Revista STAR Business ftoi Znj. Linda Shomo, CEO & Themeluese e EasyPay, një prej kompanive FinTech kryesorë në Shqipëri dhe rajon, për të folur më shumë rreth sektorit dhe risive të fundit të EasyPay.

Çfarë mendimi keni për gratë në teknologji?

Besoj se gratë dhe vajzat e teknologjisë janë pa dyshim po aq të apasionuara, talentuara dhe të dedikuara sa kolegët e tyre meshkuj. Fatkeqësisht, janë shumë më pak prezente në tregun e punës. Mendoj se faktori kryesor është mentaliteti i edukimit, megjithatë shumë gjëra po ndryshojnë në këtë aspekt.  Më shumë vajza vendosin të ndjekin pasionin e tyre gjatë studimeve dhe njëkohësisht më shumë kompani po punësojnë vajza në sektorin e IT – kjo vihet re edhe në nivel menaxhimi, ku gjithmonë e më shumë shikojmë gra drejtuese të departamenteve IT. Është shumë pozitiv fakti që kompanitë po kuptojnë se më shumë diversitet përkthehet në më shumë ide.

Mund të na përshkruani shkurtimisht se çfarë bën EasyPay?

EasyPay është një nga kompanitë FinTech kryesore në Shqipëri që prej 9 vjetësh. Ne jemi një platformë gjithëpërfshirëse pagesash digjitale që u japin mundësinë njerëzve të bëjnë pagesa brenda portofolit tonë të gjerë të shërbimeve lokale, duke kursyer kohë, para dhe duke rritur rehatinë. Klientët mund të kreditojnë portofolin e tyre EasyPay me para në dorë tek një nga 420 pikat tona në Shqipëri, me kartë ose direkt nga llogaria bankare. Duke ofruar alternativa të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, të gjithë njerëzit, qoftë ata pa llogari bankare ose ata që disponojnë një të tillë, kanë mundësinë të aksesojnë shërbimet financiare digjitale dhe të bejnë pagesa online dhe nga celulari në kohë reale. Klientët tanë gjithashtu mund të përfitojnë nga portofoli i shërbimeve tona edhe fizikisht në 420 pika shitje EasyPay në Shqipëri. EasyPay punon me institucione të ndryshme private dhe publike për të lehtësuar jetët e njerëzve dhe për të rritur numrin e shërbimeve nga të cilat mund të përfitojnë. Partneri ynë ndërkombëtar është Ria Money Transfer, një nga tre operatorët më të mëdhenj për Transfertave e Parave në botë.

download 300x120 - Easypay, Kompania Inovatore që Jua Bën Jetën Njerëzve më të Lehtë

Pagesa e siguracioneve është shërbimi i fundit që keni prezantuar. Mund të na tregoni pak më shumë rreth kësaj risie dhe produkteve të reja që keni ofruar këtë vit?

Në botë, revolucioni financiar teknologjik, ndryshimi i sjelljes së konsumatorit dhe teknologjitë e avancuara po ndikojnë tejmase në industrinë e siguracioneve. Si pasojë, kompanitë e siguracioneve po mundohen të ridefinojnë eksperiencën e konsumatorit nëpërmjet inovacioneve si pagesat digjitale në kohë reale, duke bashkëpunuar me kompani FinTech si EasyPay – e cila do ofroje pagesat elektronike të siguracioneve në kohë reale. Nëpërmjet bashkëpunimit me partnerin tonë të parë të siguracioneve, SIGAL, Uniqa Group Austria, konsumatori kursen kohë dhe kosto, duke kontribuar gjithashtu në digjitalizimin e shërbimeve në Shqipëri. Tashmë siguracionet mund të priten në rrjetin EasyPay dhe së shpejti direkt nga aplikacioni EasyPay, kudo qe klienti ndodhet.

Përveç siguracioneve, mund të numërojmë mbi 25 evente të reja që kemi prezantuar gjatë 2019 me bashkëpunëtorët tanë, ku kemi menaxhuar shitjen e biletave online, përmendim zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet e Ujësjellës Kanalizime me 5 bashki të reja përgjatë 2019, pagesat nga celulari direkt brenda aplikacioni mobile i nje biznesi (për here të pare kjo në Shqipëri), pilotuar me aplikacionin Fresh Garden, leximi automatik dhe ruajtja e të dhënave të kartes identitetit nepermjet aplikacionit tone mobile Easyscan, si dhe shumë produkte të tjera të reja.

EasyPay dallohet si një nga kompanitë në Shqipëri që është vlerësuar jo vetëm me çmime vendase, por edhe globale. Mund të na prezantoni me disa prej tyre?

Është e vërtetë dhe jemi krenarë që vizioni dhe puna jonë është vlerësuar me çmime të shumta jo vetëm në Shqipëri por edhe në nivel global. Disa prej këtyre vlerësimeve përfshijnë përzgjedhjen tonë si:

  • Një nga “Top 3 Fintech Companies for Financial Inclusion in Europe” nga European Fintech Awards 2017,
  • “Top 10 Most Trusted Remittance Providers 2018” nga Insights Success,
  • “Leaders in Online Payment Solutions” nga Global Business Insight Awards për 2018-2019,
  • “Best Digital Payment Platform Albania” nga Global Banking and Finance Review për 2018-2019
  • “Best in eWallet Solutions 2020 – Albania” nga Global Business Awards, Corp Today Magazine

si dhe çmime në nivel individual si një nga “Top 3 Women in Money Transfer Industry” nga International Money Transfer Conference, një nga 5 të përzgjedhurat për kategorinë “Fintech/Payments Leader 2019” nga European Women Payments Network (EWPN), përzgjedhja si një prej “Hidden Champions” nga European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) dhe së fundmi kualifikimi në programin “EY Entrepreneurial Winning Women Class of 2019, Europe”.

 

*Më poshtë do të lexoni versionin anglisht të artikullit, sipas publikimit në origjinal në versionin print të revistës ”Star Business” , Janar 2020.

 

 

Easypay, the innovative company that makes life easier for people

The financial and technological sectors are always underrepresented in terms of girls and women. STAR Business  Magazine invited Mrs. Linda Shomo, CEO & Founder of EasyPay, one of the leading FinTech companies in Albania and the region, to talk more about EasyPay’s latest sector and innovations. 

What do you think of women in technology?

I believe that women and girls of technology are undoubtedly just as passionate, talented and dedicated as their male counterparts. Unfortunately, they are less present in the labor market. I think the main factor is the mentality of education, but things are changing a lot in this aspect.  More girls are deciding to pursue their passion while studying and, at the same time, more companies are hiring girls in the IT sector – this is also observed at the management level, where we increasingly see women leading IT departments. It is very positive the fact that companies are realizing that more diversity means more ideas.

Can you describe briefly what EasyPay does?

EasyPay is one of the leading FinTech companies in Albania for 9 years. We are a comprehensive digital payment platform that enables people to make payments within our vast portfolio of local services, saving time, money and increasing comfort. Customers can credit their EasyPay portfolio  in cash to one of our 420 branches in Albania, either by card or directly from a bank account. By providing secure and inclusive alternatives, all people, whether they have a bank account or not, have the opportunity to access digital financial services and make payments online or from mobile in real time. Our customers can also benefit from our service portfolio physically at 420 EasyPay sales branches in Albania. EasyPay works with various private and public institutions to facilitate people’s lives and increase the number of services they can benefit from. Our international partner is Ria Money Transfer, one of the three largest money transfer operators in the world.

Insurance payment is the service  have introduced lately. Can you tell us a bit more about this innovation and the new products you have offered this year?

In the world, the technological financial revolution, changing consumer behavior and advanced technologies, are having a huge impact on the insurance industry. As a result, insurance companies are trying to redefine the consumer experience through innovations like digital real-time payments, partnering with FinTech companies such as EasyPay – which will provide online insurance payments in real time. By partnering with our first insurance partner, SIGAL, Uniqa Group Austria, the customer saves time and cost, while also contributing to the digitization of services in Albania. Insurance can now be hosted on the EasyPay network and soon directly from the EasyPay app, wherever the client is located.

In addition to insurance, we can count more than 25 new events we introduced during 2019 with our collaborators, where we managed online ticket sales, and I can mention expanding our collaboration with Water and Sanitation institutions with 5 new municipalities during 2019, mobile payments directly within a business mobile application (for the first time in Albania), piloted with the Fresh Garden App, automatically read and save ID card data through our Easyscan mobile app, as well as many other new products.

EasyPay stands out as one of the companies in Albania that is valued not only locally but also globally. Can you introduce us to some of them?

It is true and we are proud that our vision and work have been honored with numerous awards not only in Albania but also globally. Some of these include our selection as:

  • One of the “Top 3 Fintech Companies for Financial Inclusion in Europe” by the European Fintech Awards 2017, 
  • “Top 10 Most Trusted Remittance Providers 2018” by Insights Success, 
  • “Leaders in Online Payment Solutions” from Global Business Insight Awards for 2018-2019, 
  • “Best Digital Payment Platform Albania” from Global Banking and Finance Review for 2018-2019 
  • “Best in eWallet Solutions 2020 – Albania” from Global Business Awards, Corp Today Magazine

as well as individual awards as one of the “Top 3 Women in Money Transfer Industry” by the International Money Transfer Conference, one of the 5 selected for the “Fintech / Payments Leader 2019” category by European Women Payments Network (EWPN) from “Hidden Champions” by the European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) and most recently, the qualification in the “EY Entrepreneurial Winning Women Class of 2019, Europe” program.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu