Lehtësohen procedurat e kontrollit për subjektet dhe koncesionarët e tregtimit të mjeteve, në kushtet e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se përmes Easy Check, kontrolli fizik në ambientet e subjektit kryhet pa qenë nevoja për t’i sjellë mjetet te Kontrolli Fizik në drejtoritë rajonale.
Easy Check, i ofrohet të gjithë subjekteve dhe koncesionarëve që tregtojnë automjete për kryerjen e kontrollit fizik të mjeteve në ambientet e subjektit, prej specialistëve të DPSHTRR, pa qenë nevoja për t’i sjellë mjetet te Kontrolli Fizik në drejtorinë rajonale.
Ky shërbim aktualisht ofrohet vetëm nga DRSHTRR Tiranë dhe Durrës.
Të gjithë të interesuarit për të përdorur Easy Check, duhet që pasi të plotësojnë dhe dërgojnë formularin me të dhënat e subjektit dhe të mjeteve të cilat do t’i nënshtrohen Kontrollit Fizik (minimalisht 5 mjete), subjekti do të kontaktohet me telefon/e-mail nga stafi i DRSHTRR përkatëse për përcaktimin e datës dhe orarit për Kontrollin Fizik.
“Kurseni kohën tuaj aplikoni në Easy Check”, njofton DRSHTRR. /ATA