Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve :Njoftim per qarkullimin e punonjesve te biznesit.

0
1134

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpjegon hapat se si duhet te akreditohen te gjithe bizneset qe kane te domosdoshem qarkullimin e punonjesve keto dite.

Deklarata nga Tatimet:

“Të gjithë bizneset që e kanë të domosdoshëm qarkullimin e punonjësve për në punë, DUHET TË AKREDITOJNË listën e këtyre të fundit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në adresën e email-it: [email protected], duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i. Përmbajtja e email-it duhet të jetë si më poshtë.

Emri dhe mbiemri i punonjësit;

Vendi i punës ku do shkoje;

Orari i lëvizjes;

Targa e automjetit me të cilin do qarkulloje punonjësi;

Nuk lejohet marrja në automjet e personave të familjes apo e personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën.

KUJDES!! Kufizoni qarkullimin vetëm për punonjësit të cilët e kanë të domosdoshme lëvizjen me mjet ose kanë pamundësi të lëvizin në këmbë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu