Drejtoresha e Pergjithshme e FMN-se Kristalina Georgieva deklaron: Bullgaria ne rrugen e duhur per te adaptuar Euron si monedhe zyrtare ne vitin 2023

0
90

Planet e Bullgarise per te hyre ne dhomen e pritjes se zones Euro kete Pranvere dhe per te adaptuar Euron si monedhe zyrtare ne vitin 2023 jane shume prane realizimit, deklaroi te Shtunen Drejtoresha e Pergjthshme e FMN-se Zonja Kristalina Georgieva qe eshte gjithashtu me origjine Bullgare.

Bullgaria eshte nje nga vendet e Ballkanit qe eshte pranuar si anetare e Bashkimit Europian qe ne vitin 2007 dhe kete Pranvere shpreson se do te arrije te plotesoje standartet per anetaresim ne Eurozone.

Zonja Georgieva deklaroi gjithashtu per Radion BNR se gjate takimeve qe ka zhvilluar ne Forumin  Ekonomik Boteror te Davosit me  Presidenten e Bankes Qendrore Europiane Zonjen Christine Lagarde  ka vene re nje qasje shume positive ne lidhje me perfshirjen e Bullgarise ne Eurozone kete Pranvere.

Futja e Bullgarise ne Eurozone do te sjelle me shume perfitime ekonomike dhe stabilitet monetar per vendin.

Bullgaria konsiderohet si  nje nga vendet me te varfra te Bashkimit Europian por gjithsesi, e pare si nje e tere  vendi eshte gati te perballoje standartet e Eurozones.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu