Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë. Gratë më me kontribute përgjatë historisë

0
2071

 

11 shkurti është dita ndërkombëtare e grave dhe vajzave në shkencë. Gjatë 15 viteve të fundit, komuniteti global ka bërë shumë përpjekje në frymëzimin dhe përfshirjen e grave dhe vajzave në shkencë.

Edhe pse shkenca dhe barazia gjinore janë të dyja thelbësore për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të pranuar ndërkombëtarisht, gratë dhe vajzat ende vazhdojnë të përjashtohen nga pjesëmarrja  e plotë në shkencë.

Aktualisht, më pak se 30% e studiuesve në të gjithë botën janë gra. Sipas të dhënave të UNESCO-s (2014 – 2016), vetëm rreth 30% e të gjithë studentëve femra zgjedhin fushat që lidhen me STEM në arsimin e lartë. Në nivel global, përqendrimi i studenteve femra është veçanërisht i ulët në TIK (3%), shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë (5%) dhe në inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (8%).

Paragjykimet e gjata dhe stereotipet gjinore duket ndonjëherë se i largojnë vajzat dhe gratë nga fushat që lidhen me shkencën. Për të arritur një akses të plotë, të barabartë dhe pjesëmarrje në shkencë për gratë dhe vajzat, dhe për të arritur më tej barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën A / RES / 70/212, duke shpallur 11 shkurt si Ditën Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë.

OKB ndër vite ka inkurajuar të gjitha qeveritë të investojnë në gratë dhe vajzat në shkencë për një rritje gjithëpërfshirëse në Agjendat e Zhvillimit Kombëtar, Rajonal dhe Ndërkombëtar, përfshirë këtu infrastrukturat e reja kërkimore dhe qendrat për të nxitur kërkimin dhe zhvillimin shkencor.

Disa nga gratë më të famshme me kontribute shkencore përgjatë historisë:

1.Caroline Herschel – Astronome gjermane (1750-1848)

Ajo mund të ketë qenë vetëm pak më shumë se 1.2 mi e gjatë, por ishte gruaja që me zbulimet e saj kontribuoi në të kuptuarit tonë të hapësirës.

Ajo ishte gruaja e parë që zbuloi një kometë, dhe si njohje për punën e saj u punësua nga Mbreti George, duke u bërë kësisoj gruaja e parë që u pagua për punë shkencore.

2.Mary Anning – Studiuese fosilesh (1799-1847)

Zbulimet e pazakonta dhe shpesh të çuditshme të Anning-ut ndihmuan të zhvendosej mendimi shkencor larg historive biblike dhe hapi fushën e paleontologjisë.

3.Dorothy Hodgkin – Kimiste britanike (1910-1994)

E njohur për përparimet e saj në fushën e kristografografisë me rreze X, Hodgkin ishte në gjendje të përcaktonte strukturën atomike të kolesterolit, penicilinës dhe vitaminës B12, prej së cilës fitoi edhe Çmimin Nobel për kimi në vitin 1964.

  1. Rosalind Franklin (1920-1958)

Të dhënat e hulumtimit të Franklin ishin të parat që demonstruan dimensionet themelore të fillesave të ADN-së . Të dhënat e saj u përdorën nga James Watson dhe Francis Crick për të vijuar hulumtimin e tyre mbi modelin e ADN-së, dhe u botuan veçmas si të dhëna mbështetëse krahas artikujve hulumtues të Watson, Crick dhe Maurice wilkins.

Shumë njerëz në komunitetin shkencor argumentojnë se Franklin duhet të kishte marrë një Çmim Nobel së bashku me Watson, Crick dhe Maurice Wilkins, të cilët fituan Çmimin Nobel të vitit 1962 në fiziologji ose mjekësi “për zbulimet e tyre në lidhje me strukturën molekulare të acideve nukleike dhe rëndësinë e tyre për informacion transferimi në materialin e gjallë “.

5.Sally Ride (1951-2012)-Astronaute e NASA-s

Sally Ride u bë gruaja e parë amerikane në hapësirë, duke shërbyer si specialiste e misionit në anijen hapësinore ‘’Challenger’’ në 1983. Në moshën 32-vjeçare, ajo ishte gjithashtu amerikania më e re që u largua ndonjëherë nga atmosfera. (Sidoqoftë ajo nuk ishte gruaja e parë në hapësirë, – ai titull i përket kosmonautes sovjetike Valentina Tereshkova.)

 

Gratë fituese të çmimit Nobel përgjatë historisë:

Fizikë:

1903 – Marie Curie

1963 – Maria Goeppert-Mayer

2018 – Donna Strickland

Kimi:

1911 – Marie Curie

1935 – Irene Joliot-Curie

1964 – Dorothy Crowfoot Hodgkin

2009 – Ada Yonath

2018 – Frances Arnold

Mjekësi:

1947 – Gerty Cori

1977 – Rosalyn Yalow

1983 – Barbara Mçlintock

1986 – Rita Levi-Montalcini

1988 – Gertrude Elion

1995 – Christiane Nuesslein-Volhard

2004 – Linda Buck

2008 – Francoise Barre-Sinoussi

2009 – Elizabeth Blackburn

2009 – Carol Greider

2014 – May-Britt Moser

2015 – Youyou Tu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu