Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Luksemburg: Po Punojmë për Sjelljen e Startupeve Shqiptare në Luksemburg dhe Heqjen e Taksës së Dyfishtë

0
2859

 

Nga Rudina HOXHA

Zëvendës Presidentja e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Luksemburg, Znj. Besmira Uruçi, tregon për STAR BUSINESS iniciativat e Dhomës dhe çështjet me të cilat ajo po mbështet.

Uruçi thotë se aktualisht Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Luksemburg po përpiqet të ekspozojë dhe zhvillojë  startup-et shqiptare në sferën Europiane dhe të ndihmojë ato në hapjen e një kompanie në Luksemburg si dhe rrjedhimisht zhvillimin e ekosistemit teknologjik luksemburgez.

Nga ana  tjetër, ajo nënvizon rëndësinë e heqjes së taksës së dyfishtë për mallrat midis dy vendeve.

“Ne i kemi kushtuar rëndësi të madhe edhe lidhjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Luksemburgut dhe Ministrisë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë për të nxitur dhe përshpejtuar firmosjen e një marreveshje që kishte ndalur për shumë vite tashmë, me të cilën ndalohet taksimi i dyfishtë i mallrave në keto dy vende,” thotë Uruçi për STAR BUSINESS.

Cili është roli i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Luksemburg dhe kush janë disa nga iniciativat kryesore që Dhoma ka marrë për të forcuar tregtinë e mallrave midis dy vendeve tona?

Dhoma e Tregtisë Shqipëri Luksemburg është inauguruar dhe ka nisur aktivitetin e saj më datë 8 Shkurt 2018. Siç shihet nga koha e inaugurimit, jemi përballë një institucioni të ri, i cili me gjithë kohën e pakët në dispozicion ka zhvilluar shumë veprimtari të dobishme në përputhje me programin e saj. Në fazen e parë, detyra jonë ka qënë lidhja e bizneseve të Republikës së Shqipërisë me Dukatin e Luksemburgut. Ndër veprimtaritë e para të Dhomës ishte organizimi i një panairi për promovimin e produkteve Shqiptare në Luksemburg, i pari në llojin e tij. Ai u lançua ditën e inaugurimit te Dhomës dhe tërhoqi vëmendjen e publikut vëndas. Në një fazë të dytë Dhoma jonë, u bë nismëtare e prezantimit për herë të parë të startupeve Shqiptare të specializuara në FINTECH/REGTECH në tregun e teknologjisë dhe ndërrmarjeve financiare e bankare të Luksemburgut.
Në një faze të tretë dhe permanente, dhoma jonë është fokusuar të krijojë një rrjet të vërtetë profesionistësh shqiptarë në Luksemburg, që i vihen në
dispozicion popullsisë shqiptarë në Luksemburg si dhe pse jo një ditë edhe Shqipërisë vetë, duke mundësuar sjelljen e eksperiencës dhe dijes së tyre në dobinë e zhvillimit të Shqipërisë.

Kush janë çështjet të cilat Dhoma po i mbështet?

Në ketë fazë aktualisht Dhoma jonë po punon për sjelljen e startupeve Shqiptare në Luksemburg. Qëllimi i këtij misioni është ekspozimi dhe zhvillimi i startupeve shqiptare në sferën Europiane, asistimi i tyre në hapjen e një kompanie në Luksemburg si dhe rrjedhimisht zhvillimi i ekosistemit teknologjik luksemburgez. Gjithashtu ne i kemi kushtuar rëndësi të madhe edhe lidhjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Luksemburgut dhe Ministrisë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë për të nxitur dhe përshpejtuar firmosjen e një marreveshje që kishte ndalur për shumë vite tashmë, me të cilën ndalohet taksimi i dyfishtë i mallrave në keto dy vende. Për këtë, ne i kemi dërguar një kërkesë zyrtare me shkrim, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqiperise ashtu si edhe kemi mbajtur kontakt të vazhdueshem me përfaqësuesit e shtetit Luksemburgez, duke u përpjekur në këtë mënyrë të nxisim qeveritë e dy vëndeve për hartimin e një marreveshje favorizuese për tregtinë mes dy vëndeve. Taksimi i dyfishtë i mallrave është një barrierë e vërtetë dhe e pavlerë që i vendoset biznesit të të dy këtyre vëndeve.

Çfarë mendoni se e bën tërheqës tregun shqiptar për Luksemburgun dhe anasjelltas?

Pyetja shtrohet: “ Me çfarë mund të paraqitet industria dhe tregëtia e Luksemburgut në tregun e vogël Shqipëtar”? Gjatë studimit që ne kemi bërë në këtë temë rezulton se Shqipëria i ka mundësitë të depërtojë në tregun Luksemburgez. Ajo mund të depërtojë me produktet e saj agro ushqimore, me mineralet e ndryshme, me ofertën e saj turistike si dhe atë teknologjike siç e thamë, të startupeve. Sot Shqipëria ka një listë të gjatë të produkteve bujqësore e blegtorale, të pasurive minerale, të industrisë artizanale etj, me të cilat ajo është prezent në shumë vënde të Evropës dhe të botës. Nënproduktet e qumështit, industria e përpunimit të verërave, disa lloje mineralesh shumë të kërkuara, llojet e ndryshme të prodhimit të kashtës, etj dalin sot me dinjitet në tregjet evropiane dhe ne do të dëshironim që këto mallra të futen edhe në tregun e Luksemburgut. Nga ana tjeter, Luksemburgu është i njohur për sektorin financiar, bankar, të fondeve të investimit dhe Europian për të cilat ka nevojë edhe Evropa vetë, mund të bëhen objekt i ballafaqimit të tyre me institucione relevante në Shqipëri duke i ndihmuar ata të afrohen sa më shumë drejt një standarti të Europës komunitare.

Si ishte 2019 për Dhomën dhe çfarë prisni nga 2020?

Ndër arritjet e vitit 2019, ne mund të përmendim mundësimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë për herë të parë në evenimentin më të madh teknologjik në Luksemburg, ICT Spring Europe, duke mundësuar pjesëmarrjen dhe promovimin e Shqipërisë në panairin ndërkombetar LetzBiz International, organizimin e ditëve të orientimit profesional për studentët shqiptarë në Luksemburg dhe me gjerë, etj. Por t’ju them të vërtetën mendoj se projekte shumë ambicioze na presin, me te cilat në një ditë do të krenohemi. Unë mendoj se në vitin 2020, ne duhet të përqëndrohemi tek sjellja dhe ekspozimi i sa më shumë start-upeve Shqiptare të specializuar në FINTECH REGTECH, Inteligjencë Artificiale dhe Big Data sepse ky është një nga sektorët më me interes për Luksemburgun në këtë moment. Mendoj që Shqipëria ka talente të shumta në këtë sektor të cilat nga ana tjeter mund ta ndihmojnë Luksemburgun të arrijë qëllimin e tij, të bëhet kryeqender europiane në fushën e start-upeve dhe teknologjisë së avancuar. Në fazën e parë, ne mund të hartojmë një program bashkëpunimi dhe organizimi të seminareve njohëse. Shumë nga bizneset mund të vijnë në Luksemburg për të shkëmbyer eksperiencat e tyre në këte sektor. Dhe për këtë ne do ti drejtohemi qeverisë Luksemburgeze për të parë mundësinë e këtij bashkëpunimi. E dyta, është organizimi i një panairi me produkte medicinale dhe vere. Duhet gjithashtu të prezantojmë edhe produktet minerale të Shqipërisë. Shqipëria është një nga vëndet më të pasura të botës me krom si dhe nga ana tjeter ka përmbajtje të rëndësishme të mineraleve si bakër e magnez.

 

*Më poshtë do të lexoni versionin anglisht të artikullit, sipas publikimit në origjinal në versionin print të revistës ”Star Business” , Janar 2020. 

 

 

Chamber of Commerce Albania-Luxembourg: We are working on bringing Albanian startups to Luxembourg and removing double taxes

Vice-president of the Chamber of Commerce Albania-Luxembourg, Mrs. Besmira Uruci, tells STAR BUSINESS about the Chamber’s initiatives and the issues she is supporting.

Uruçi says that currently the Chamber of Commerce Albania-Luxembourg is trying to expose and develop Albanian startups in the European sphere and assist them in setting up a company in Luxembourg and consequently, developing the Luxembourg technological ecosystem.

On the other hand, she highlights the importance of removing the double tax on goods between the two countries.

“We have also attached great importance to the connections between the Ministry of Foreign Affairs of Luxembourg and the Ministry of Foreign Affairs of Albania to promote and accelerate the signing of an agreement that had been suspended for many years already, which prohibits double taxation of goods in these two countries,” says Uruçi for STAR BUSINESS.

What is the role of the Chamber of Commerce Albania-Luxembourg and what are some of the key initiatives that the Chamber has taken to strengthen the trade of goods between these two countries?

The Chamber of Commerce Albania-Luxembourg has been inaugurated and started its activity on 8 February 2018. As it can be seen from the inauguration, we are faced with a new institution which, despite the scarce time available, has developed many useful activities in accordance with its program. In the first phase, our task has been to link the businesses of the Republic of Albania with the Duchy of Luxembourg. One of the Chamber’s first activities was to organize a fair for the promotion of the Albanian products in Luxembourg, the first of its kind. It was launched on the day of the inauguration of the Chamber and attracted the attention of the domestic public. In a second phase, our Chamber initiated the first presentation of Albanian startups, specialized in FINTECH / REGTECH in the Luxembourg technology and financial and banking companies. In a third and permanent phase, our Chamber is focused on creating a true network of Albanian professionals in Luxemburg, that will be available to the Albanian population in Luxembourg as well as to Albania itself, why not, enabling them to bring their experience and knowledge to the benefit of Albania’s development.What are some of the issues that the Chamber is supporting?

At this stage, our Chamber is currently working on bringing Albanian startups to Luxembourg. The purpose of this mission is to expose and develop Albanian startups in the European sphere, assist them in setting up a company in Luxembourg and, consequently, to develop the technological ecosystem in Luxembourg. We have also attached great importance to the connections between the Ministry of Foreign Affairs of Luxembourg and the Ministry of Foreign Affairs of Albania to promote and accelerate the signing of an agreement that had been suspended for many years already, which prohibits double taxation of goods in these two countries. For this, we have sent a formal written request to the Ministry of Foreign Affairs of Albania as well as have maintained continuous contact with representatives of the State of Luxembourg, thus attempting to urge the governments of the two countries to draft a favorable trade agreement between the two countries. Double taxation of goods is a real and worthless barrier to the business of both countries.

What do you think makes the Albanian market attractive for Luxembourg and vice versa?

The question is: “How can Luxembourg’s industry and commerce be presented in the small Albanian market”? Our study on this topic shows that Albania has the opportunity to penetrate the Luxembourg market. It can penetrate with its agri-food products, various minerals, its tourist and technological offerings of startups. Today Albania has a long list of agricultural and livestock products, mineral resources, handicrafts etc, with which it is present in many countries of Europe and the world. Dairy by-products, the wine processing industry, some very demanding types of minerals, different types of straw production, etc. are coming out today with dignity in the European markets and we would like these goods to be introduced into the Luxembourg market as well. On the other hand, Luxembourg is known for the financial, banking, investment and European sector that Europe itself needs, and can become the object of their encounter with relevant institutions in Albania by helping them move closer to an European Community standard.

 

How was 2019 for the Chamber and what do you expect from 2020?

Among the achievements of 2019, we can mention the possibility of Albania’s participation for the first time in the largest technology event in Luxembourg, ICT Spring Europe, enabling Albania’s participation and promotion at LetzBiz International Fair, organization of professional orientation days for Albanian students in Luxembourg and beyond, etc. To tell you the truth, I think very ambitious projects await us, with which we will one day take pride in. I think that in 2020, we need to focus on bringing in and exposing as many Albanian startups, specialized in FINTECH REGTECH, Artificial Intelligence and Big Data as this is one of the most interesting sectors for Luxembourg at the moment. I think Albania has many talents in this sector which in turn, can help Luxembourg achieve its goal of becoming an European leader in the field of start-ups and advanced technology. In the first phase, we can design a program of collaboration and organization of cognitive seminars. Many businesses can come to Luxembourg to share their experiences in this sector. And for this, we shall turn to the Luxembourg government to see the possibility of this cooperation. The second phase is organizing a fair of medicinal and wine products. We should also introduce Albania’s mineral products. Albania is one of the richest countries in the world with chromium and on the other hand, has important minerals such as copper and magnesium.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu