Dhoma Amerikane e Tregtise organizon tavolinen e rrumbullaket me perfaqesues te Dhomes dhe Drejtoreshen e Tatimeve Ibrahimaj.

0
1441

Metodologjia e re e auditit nga tatimet qe po pershtatet sipas standarteve rajonale dhe europiane ben bashke ne nje tavoline te rrumbullaket, perfaqesues te Dhomes Amerikane te tregtise dhe Industrise  dhe  Drejtoreshen e Tatimeve Delina Ibrahimaj.

 Kryetari Dhomës Amerikane, Enio Jaço, pohoi se ka ardhur koha të krijojmë politika tatimore rajonale, që te jenë interesante dhe inkurajuese edhe për investitorët e huaj.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për ligjet tatimore”, ka thënë Jaço, i cili më herët e ka vënë theksin në faktin që Shqipëria eshte  më pak konkurruese  në  fushen e investimeve qe vijne nga jashte ne raport me rajonin. avast premier 2018 license key

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, tha se “ne e shohim shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me biznesin, pasi kjo na ndihmon për përmirësimin e punës sonë. Strategjia e Tatimeve synon të ulë informalitetin, të shmangë evazionin dhe të rritet deklarimi vullnetar. Në bashkëpunim me Financat jemi duke hartuar një strategji afatmesme 5-vjeçare dhe kjo kërkon konsultim me biznesin”. malwarebytes 3.1.2 serial key

“U bëjmë thirrje Financave të bëjnë gati reformimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Tatimpaguesit,që janë punëmarrës, mbajnë barrën më të madhe, u shpreh  Alketa Uruçi, kryetare e komitetit të taksave në AmCham.

Një shqetësim i hershëm për Uruçin, i cili akoma shqetëson anëtarët e Dhomës Amerikane të tregtisë është edhe rimbursimi i TVSh. Sipas saj akoma nuk respektohen afatet 30 ditë pas kërkesës si dhe dha edhe një alternative që kur rimbursimi vonohet të lejohet biznesi që ta përdorë për shlyerjen e detyrimeve. serial number dan authorization code sketchup pro 2018

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu