Denaj: Bashkëpunim institucional per intensifikimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

0
47

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj tha sot “përtej angazhimit që qeveria dhe gjithë institucionet e tjera ligjzbatuese kanë marrë në vite në luftën kundër pastrimit të parave, evazionit, financimin e terrorizimit, ne në vitin 2019 përtej një vlerësimi të masave ndërmarra u vlerësuam pozitivisht për anën teknike nga ekipi teknik i Manival, por nuk u vlerësuam pozitivisht për rezultatet”.

Në fjalën e  saj gjatë firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit  “Për rritjen e efektivitetit në hetimet që lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale, në funksion të përmbushjes së rekomandimeve të KSA-së e FATF dhe Planit të Veprimit ICRG/FATF” së bashku me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, Denaj tha se “pritshmëritë për efektivitetin e masave janë kryesisht të lidhura me rezultatet”.

“Pra gjithë përpjekjet që ne bëjmë si institucione nëse më fund nuk ka një rezultat konkret të prekshëm institucionet ndërkombëtare nuk do të japin atë vlerësim të pritshëm edhe  për organizatat ndërkombëtare, por edhe për institucionet në vendin tonë”, – theksoi Denaj.

Në fakt, vijoi ajo,  vitin e kaluar janë ndryshuar disa ligje dhe dua të qëndroj pak në marrëdhëniet me punën e bërë në raport me FATF apo vlerësimin e Manival, sepse është një përpjekje e vazhdueshme e qeverisë shqiptare për të dalë nga lista gri apo vlerësimi i shtuar i mbikëqyrjes brenda një kohe optimale, sikurse edhe vende të tjera kanë bërë.

“Në këtë kuadër kjo marrëveshje merr një rëndësi më të veçantë sepse mënyra sesi organizohemi pas një vlerësimi është më e rëndësishme se vetë vlerësimi. Nëse ne për një periudhë optimale arrijmë të dalim nga ky vlerësim sigurisht ne do ti arrijmë  atij qëllimi të synuar nga të gjithë institucionet”, – nënvizoi Denaj.

Ministrja Denaj u shpreh se “në aspektin e përgjegjësisë që ka Ministria e Financave konkretisht në raport me FATF do të doja të theksoja dy elementë të rëndësishëm, së pari kuadri rregullator dhe ligjor janë të paktën katër ligje që janë ndryshuar vitit të kaluar në parlament dhe një ligj i ri për sanksionet ndërkombëtare të lidhura me armët e shkatërrimit në masë”.

“Ndërkohë janë marrë masa në kuadër të planit të veprimit që lidhen me dy elementë të rëndësishëm së pari me regjistrat themelorë, të cilët një konkretisht lidhet me pronarët përfitues të personave juridikë legjislacioni për të cilin është sot në fazën e aprovimit në vendimet e Këshillit të Ministrave ditën e  sotme dhe menjëherë për të kaluar në seancën parlamentare të përshpejtuar si dhe regjistrin kombëtar të llogarive”, – tha Denaj.

Ministrja Denaj u shpreh se “kemi ndërmarrë prej një viti së bashku me administratën tatimore një ligj jo pak të rëndësishëm për të luftuar informalitetin ai i fiskalizimit që ka një nevojë për tu konsultuar dhe kuptuar më gjerë nga të gjithë aktorët kryesisht biznese, por sigurisht është nëj ligj që në fushën e zbatimit të tij kërkon edhe kohë” /ATSH/

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu