Pandemia e koronavirusit të ri paraqet një mundësi për vendet europiane që të punojnë më ngushtë dhe të jenë më bashkëpunues me njëri-tjetrin, tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.
“Ne pamë që kjo pandemi na çoi në skajet e aftësisë sonë kombëtare për të vepruar”, tha Kramp-Karrenbauer në një seminar virtual, i organizuar nga Instituti danez për Studimet Ndërkombëtare (DIIS).
“Nga këndvështrimi im, ky është një udhëkryq. COVID-19 na jep një mundësi për t’u afruar sërish me njëri-tjetrin”, shtoi ajo.
Kramp-Karrenbauer u ftua nga instituti, me qendër në Kopenhagë, dy ditë pasi Gjermania mori presidencën e rradhës së Bashkimit Europian./ATA