MV – 95 të shëruar në 24 orët e fundit, 84 viktima nga COVID-19

0
42

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë regjistruar 95 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë tha se dy persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi duke e çuar në 84 numrin e viktimave nga sëmundja.

Në 24 orët e fundit po ashtu janë konfirmuar vetëm pesë raste të reja të koronavirusit, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, në vend janë konfirmuar gjithsej 1 511 të diagnostikuar me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë kryer 249 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera shkon në 17 246.

Në kuadër të masave për luftimin e koronavirusit, vendi ka mbyllur institucionet arsimore, restoranet, kafenetë dhe baret, ndërkohë që zbaton kufizimin e lëvizjes së lirë./ ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu