COVID/19 : OBSH/ Java e ardhshme kritike per Europen

0
1904

Kreu i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, gjatë një deklarate online u bëri thirrje vendeve anëtare te Unionit të solidarizohen dhe të bashkëpunojnë ngushtë për ta nxjerrë kontinentin nga kjo stuhi.

Duke komentuar lehtësimin e masave që po bëjnë disa vende anëtare si Spanja, Italia, Gjermania, Austria, etj, Kluge bëri thirrje për kujdes, duke e konsideruar këtë fazë si tepër të paqartë dhe komplekse për pasojat që mund të sjellë.

Europa është në qendër të stuhisë së pandemisë së COVID-19 dhe java e ardhshme ëshë faza më kritike për kontinentin”theksoi Z.Kluge.

Bashkimi Europian numëron rreth 1 milion të prekur, gjysmën e totalit të të gjithë globit. Ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në mbi 84 mijë.

Vendet më të prekura mbeten Spanja dhe Italia ku pandemia është nën kontroll.  Në Spanjë u shënuan 551 viktima, 28 më shumë se dje, por gjithsesi një shifër e qëndrueshme.

Edhe në Itali, shifrat tregojnë rritje të qëndrueshme të viktimave dhe të prekurve, teksa numri i të infektuarve të rinj ka rënë ditët e fundit.

Shtetet e Bashkuara kanë shifrën më të lartë të të prekurve dhe viktimave si një vend i vetëm.

Britania e Madhe  diten e sotme kishte 861 vdekje duke e cuar numrin total te viktimave ne 13.729. Sot Kryeministri ne detyre Z. Dominic  Raab qe zevendeson Boris Johnson  pas infektimit te tij me COVID/19  konfirmoi qe karantina do te  zgjase edhe tre jave te tjera ne menyre qe te mos rrezikohen me shume njerez.

I gjithë globi numëron mbi 2 milionë të prekur prej fillimit të pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu