Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.
Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacient është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:
Bashkia | Të prekur | Të shëruar |
Tiranë | 320 | 207 |
Shkodër | 110 | 74 |
Krujë | 105 | 11 |
Durrës | 42 | 38 |
Fier | 37 | 32 |
Kurbin | 31 | 3 |
Korçë | 19 | 19 |
Elbasan | 18 | 15 |
Kukës | 18 | 10 |
Lezhë | 14 | 14 |
Has | 14 | 12 |
Kavajë | 9 | 9 |
Lushnje | 7 | 4 |
Vlorë | 5 | 4 |
Pukë | 5 | 4 |
Mirditë | 5 | 3 |
Rrogozhinë | 4 | 4 |
Tropojë | 4 | 4 |
Berat | 4 | 2 |
Mallakastër | 1 | 1 |
Mat | 1 |