COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja, shkon në 259 numri i të prekurve

0
1256

Në  24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”  ka 1 pacient të shtruar.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit ka 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           140 raste
– Durrës            29 raste
– Lushnje           4 raste
– Elbasan           5 raste
– Fier                23 raste
– Kavajë              5 raste
– Rrogozhinë       2 raste
– Korçë             16 raste
– Vlorë                5 raste
– Shkodër            8 raste
– Lezhë                5 raste
– Berat                 1 rast
– Has                   2 raste
– Krujë                 5 raste
-Tropojë               4 raste
– Pukë                  3 raste
– Mirditë               2 raste

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu