COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1413 testime, 96 të shëruar, 295 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

0
47

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka raportuar 295 raste pozitivë me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.

Në përditësimin e situatës epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri raportohet se janë kryer 1413 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV 2.

Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnjë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Përrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë-Arrëz, Devoll, Kavajë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 47-vjeçar nga Tirana, një 53-vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (19 tetor 2020)

Raste të reja ditore            295

Të shëruar ne 24 orë           96

Humbje jete në 24 orë           3

Testime ditore                  1413

Testime totale           108.782

Raste pozitive             17350

Raste të shëruara        10167

Raste Aktive                 6729

Humbje jete                   454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3307

Durrës                  693

Shkodër                477

Fier                      419

Korçë                    404

Lezhë                    350

Elbasan                 293

Vlorë                     243

Berat                     202

Kukës                   172

Dibër                    86

Gjirokastër            83

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu