COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1329 testime, 82 të shëruar, 302 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

0
57
Ministria e Shëndetësisë dhe dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur  lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri se janë kryer 1329 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
“Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 196 të prekur në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,
1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin”- bëri të ditur MSHMS.
Sipas MSHMS, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77-vjeçar dhe një 80-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Fier, një 82-vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID me qëllim parandalimin e infeksionit. Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.
“Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID-19”- thekson Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. /a.a/
COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)
Raste të reja ditore             302
Të shëruar ne 24 orë            82
Të shtruar në spitale           264
Humbje jete në 24 orë            4
Testime ditore                  1329
Testime totale               115710
Raste pozitive                18858
Raste të shëruara          10548
Raste Aktive                   7837
Humbje jete                    473
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë        3966
Durrës         755
Shkodër       491
Fier             511
Korçë          479
Lezhë          379
Elbasan       344
Vlorë           308
Berat           222
Kukës          190
Dibër             96
Gjirokastër     96

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu