COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 119 raste të reja, 4 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit

0
1823

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.
Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.
Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)

Testime totale                   36388

Raste pozitive                     4290
Raste të shëruara                2397
Raste Aktive                       1776
Humbje jete         117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                               893
Durrës                              201
Shkodër                            201
Vlorë                                100
Lezhë                                 89
Korçë                                 63
Kukës                                52
Elbasan                              51
Fier                                   43
Berat                                 35
Dibër                                 26
Gjirokastër                         22

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu