Covid-19 – Merkel: Ju lutem, qëndroni në shtëpi!

0
36

Ne nuk jemi të pafuqishëm përballë virusit, por varet nga sjellja jonë se sa shpejt dhe sa fuqishëm përhapet ai, prandaj ne jemi të detyruar të bëjmë vetëm një gjë, zvogëlimin e kontakteve, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një video-postim në faqen e internetit të Bundesregierung.

“Ju lutem, kur është e mundur, qëndroni në shtëpitë dhe vendbanimet tuaja”, theksoi ajo.

Sot, instituti ”Robert Koch” regjistroi 14 714 raste në 24 orët e fundit dhe 10 003 vdekje gjithsej.

Aktualisht, kontaktuesit e rinj me Covid-19 në Gjermani janë kryesisht moshat e reja.

Po ashtu, janë në rritje edhe pacientët mbi 60 vjeç dhe ata që duhet të përdorin terapi intensive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu