COVID-19 – Mbërrin byzylyku inteligjent i aftë të masë distancën e sigurisë

0
38

Mbërrin ndihma e parë nga bota e teknologjisë, kundër koronavirusit të ri: një byzylyk inteligjent për fazën e dytë të urgjencës, i aftë për të matur distancën e sigurisë dhe temperaturën e trupit.

Quhet ”iFeel-You”, dhe është një prototip i bërë nga grupi studiues i Institutit Italian të Teknologjisë (IIT) në Genova, i koordinuar nga Daniele Pucci.

Eshtë një qendër e specializuar në krijimin e pajisjeve të afta për të monitoruar pozicionin dhe shpejtësinë e lëvizjes.

Byzylyku ”​​iFeel-You” përdor algoritme dhe teknologji të dizajnuara për të regjistruar dhe matur të dy qëndrimet e trupit, madje edhe gjatë lëvizjeve të shpejta, dhe përpjekjet e bëra gjatë aktiviteteve të punës.

Kur është në afërsi të një pajisjeje tjetër, ai lëshon një sinjal radio alarmi dhe përdor një protokoll komunikimi të zhvilluar nga IIT, në përputhje me standardin Bluetooth. /ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu