COVID/19 – Kosovë: 766 të testuar, 71 të infektuar në total

0
55

Instituti Kombetar I Shendetit Publik te Kosoves ka publikuar para pak oresh situaten epidemiologjike me COVID /19 ne  Kosove  per  diten e sotme.

Sipas ketij instituti sot jane ekzaminuar 34 persona nga te cilet 8 kane rezultuar positive.

Ndersa numri total I te infektuarve deri daten e sotme ne Kosove ka shkuar ne 71.

Bashkengjitur do te gjeni komunikaten per shtyp te  IKSHPK

 

1397942 396884163772927 1640461079 o.jpg? nc cat=1& nc sid=85a577& nc ohc=hjWlcpsIhkIAX9GltS & nc ht=scontent.ftia12 1 - COVID/19 – Kosovë: 766 të testuar, 71 të infektuar në total

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

3 hrs ·

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!

Komunikatë për media

Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

Nga data 08.02.2020 deri me 25.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e një (71) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu