Presidenti I Këshillit te Europës Zoti Charles Michel organizoi dje një takim urgjent me te gjithë lideret e Unionit nëpermjet videoconferencës për të diskutuar planin e përbashket për te parandaluar përhapjen e COVID/19. Ne takim ishin te pranishem edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidentja e Bankes Qendrore Europiane Christine Lagarde.
Ishte takimi I parë I ketij niveli qe zhvillohet me videoconference.
Ne fund te takimit Zoti Michel theksoi:
- Për të ulur mundësine e përhapjes se COVID/19 ne minimum është e nevojshme te punojme te gjithe se bashku dhe te veprojme shpejt.
- Eshtë shumë e nevojshme të kemi një qasje te përbashket midis gjithë vendeve te Unionit, dhe një koordinim te ngushtë midis Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane
- Ministrat e shëndetësisë dhe ministrat e brendshëm të gjithë vendeve te Unionit duhet te kenë konsultime te perditshme dhe një koordinim te njejtë te planit te punës per marrjen e masave parandaluese.