Pavarësisht COVID-19, Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin “B+” dhe perspektivën “e qëndrueshme” për ekonominë shqiptare.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë,(MFE) thekson se agjencia konfirmon se financat publike të Shqipërisë janë konsoliduar vitet e fundit.
Deficiti i përgjithshëm u ngushtua në 1.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2019 nga 5.2% që ishte në vitin 2014.
“Ndërsa pritshmëritë e S&P janë në rritje progresive”, citon MFE.
Në raport, agjencia vlerëson se programet stimuluese në Buxhetin e Qeverisë pritet të kufizojnë ndikimin ekonomik nga pandemia dhe të finalizojnë procesin e rindërtimit pas tërmetit.
Ndërsa në vitin 2021 parashikohet që raporti i borxhit të përgjithshëm ndaj PBB-së pritet të ulet nga viti 2021 e më tej.
Në 2022 pritshmëritë e S&P janë që qeveria të arrijë objektivin e vendosjes së një balance primare pozitive që në vitin 2022.
Në rishikimin më të fundit të saj, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.
Vlerësimi i Agjencisë Ndërkombëtare dëshmon për qëndrueshmërinë e financave publike dhe financimin e suksesshëm të hendekut fiskal, duke frenuar presionet e bilancit të pagesave.
Ministrja Anila Denaj thekson se “vlerësimi vërteton edhe njëherë angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për qasjen e kujdesshme për ecurinë e indikatorëve makroekonomikë dhe një rikthim drejt disiplinimit dhe konsolidimit fiskal në 2 vitet e ardhme.