COVID-19/ BSH: 217 milionë euro kredi të shtyra, 85% i takojnë biznesit, kryeson sektori i turizmit

0
1336

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, sipërmarrja dhe bizneset janë segmenti që kanë përfituar më shumë nga moratoriumi i pagesave të kredive, që u vendos në mesin e muajit mars dhe vijon deri në fund të gushtit, për të gjithë ata që ishin në vështirësi financiare, në kushtet e krijuara nga COVID-19.

Sipas BSH-së, nga rreth dy miliardë euro portofol i kredive të shtyra, 85% e kësaj shume i takon bizneseve.

Kryeson shtyrja e kësteve të kredisë për bizneset në sektorin e shërbimeve dhe të turizmit, që janë edhe sektorët më të prekur nga situata e pandemisë.

Vlera totale e kësteve të shtyra për bizneset dhe individët arriti në 27 miliardë lekë ose rreth 217 milionë euro, çka përfaqëson edhe efektin në likuiditetet e bankave, si rezultat i shtyrjes së kredive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu