Projekti i financuar nga BE/ Këshillim online fermerëve për menaxhimin e fermave

0
43

Projekti IPESA i mbështetur nga Asistenca Financiare e BE-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po mundësojnë këshillimin online të fermerëve për menaxhimin e fermave në kushtet e masave ndaj COVID-19.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, projekti IPESA, ka publikuar versionin elektronik të manualeve të cilat iu vijnë në ndihmë specialistëve të ekstensionit (këshillimit) në rritjen e efektivitetit dhe eficiencës sa i përket dhënies së këshillave dhe shërbimeve të përshtatshme për menaxhimin e fermave dhe bizneseve, të cilat shkojnë tek fermerët.

Manualet janë publikuar në hapësirën e dedikuar të dokumenteve të projektit në linkun: https://bujqesia.gov.al/projekti-…/projekti-ipesa-dokumenta/ dhe përmbajnë informacion mbi: Manualin e Menaxhimit të Gjedhit 2020: Kërkesat, Standardet dhe Praktikat e mira në prodhimin bujqësor kryesisht të fruta-perimeve të stinës dhe Manualin e këshillimit të metodologjisë për specialistët e ekstensionit bujqësor. / ATA

bukru 300x111 - Projekti i financuar nga BE/ Këshillim online fermerëve për menaxhimin e fermave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu