COVID-19/ 77 fluturime riatdhesimi, mbi 5000 shtetas shqiptarë u rikthyen në Shqipëri

0
30

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” qëndroi i mbyllur për fluturime të rregullta ndërkombëtare civile tregtare si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, por gjatë kësaj periudhe nën kujdesin e qeverisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në bashkëpunim me shoqërinë ajrore Air Albania kanë vazhduar operimet me kryerjen e fluturimeve të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë që kishin mbetur jashtë vendit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, gjatë periudhës 23 Mars deri më 28 Maj janë kryer gjithsej 77 fluturime riatdhesimi dhe mbi 5000 shtetas shqiptarë u rikthyen në Shqipëri.

Gjatë muajit Maj, nga dy aeroportet e Italisë (Romë dhe Milano) janë kryer 18 fluturime dhe janë transportuar rreth 3 200 pasagjerë. Nga Gjermania, nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit janë kryer 6 fluturime dhe janë transportuar rreth 1100 pasagjerë.

Po ashtu nga Britania e Madhe, Zvicra, Franca dhe Turqia janë transportuar gjithsej 1600 pasagjerë për në Shqipëri, nëpërmjet rrugës ajrore me avionët e shoqërisë Air Albania. /ATA

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu