COVID-19/ 5.4% e PBB në mbështetje të biznesit dhe qytetarëve

0
35

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj tha se, Programi i Rindërtimit parashikon ndërtimin dhe rehabilitimin e rreth 10 mijë banesave në zonat, ku tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi më së shumti.

Gjatë një interviste televizive ai tha se, do të ndërtohen 3400 banesa individuale të modelit, 1+1, 2+1 dhe 3+1, të cilat kushtojnë nga 17 në 25 mijë euro.

Ahmetaj tha se, qeveria po mbështet qytetarët e mbetur pa strehë nga tërmeti duke iu paguar bonus qiraje, ndërsa theksoi se, paketa e mbështetjes ndaj biznesit dhe qytetarëve, në kushtet e situatës së krijuar nga Covid-19, adresoi faljen e kamatëvonesave dhe gjobave që llogaritet në një shumë deri në 15 miliardë lekë.

Gjithashtu nënvizoi ai, qeveria vuri në mbështetje të biznesit  dhe qytetarëve Paketën e parë dhe të dytë  të mbështetjes si dhe instrtumentin e Garancisë Sovrane në vlerën totale të gjitha 250 milionë USD.

Nga garancia e parë janë disbursuar 50 milionë euro për 629 aplikime dhe procesi vazhdon, vijoi Ahmetaj, ndërsa informoi se nga garancia e dytë janë mbi 20 aplikime të aprovuara sepse sapo ka nisur procesi.

5.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto është adresuar në mbështetje të biznesit dhe qytetarëve, në kushtet e situtës së vështirë të krjuar nga Covid-9, deklaroi Ahmetaj./ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu