Bypass-i i Fierit/ Shkurtohet me 35 minuta distanca Tiranë-Vlorë

0
21

Bypass-i i Fierit, një nga veprat kryesore të infrastrukturës rrugore shqiptare, jetik për lëvizjen sidomos gjatë sezonit veror, është hapur në të dyja korsitë e tij.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ndau sot pamje nga ky aks i rëndësishëm rrugor ku 22 km mund të përshkohen në 15 minuta me një shpejtësi 110 km/h.

Bypass-i i Fierit ka një rëndësi të veçantë pasi bën të mundur lidhjen e tre akseve: Lushnjë-Fier, Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë, por njëkohësisht bën lehtësisht më të aksesueshëm bregdetin e Jugut.

Ndërtimi i këtij aksi dhe vendosja në funksion shkurton me 35 minuta distancën Tiranë-Vlorë.

Bypass-i i Fierit është një nga segmentet kyçe të autostradës Veri-Jug. Ai ka gjerësi 22 metra, gjatësi afërsisht 22 km, me vlerë investimit prej 60 milionë euro dhe është financuar nga BERZH dhe BEI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu