BSH: Inflacioni parashikohet të qëndrojë në nivelin 1.9% gjatë vitit 2020

0
43

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të qëndrojë në nivelin prej 1.9% gjatë vitit 2020 dhe të rritet gradualisht drejt objektivit të saj brenda vitit 2022.

Në raportin e publikuar mbi politikën monetare në 3-mujorin e dytë të vitit, BSH thekson se, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia presionet inflacioniste pritet të jenë të ulëta në afatin e shkurtër, të ndikuara nga kërkesa e dobët dhe niveli i ulët i çmimeve në mjedisin e huaj.

Por, thekson BSH-ja, “në afatin e mesëm, rritja e kërkesës agregate (kredi dhe likuiditet financiar) pritet të shoqërohet me rritjen e punësimit, të pagave dhe të kostove të prodhimit”.

Inflacioni ka ardhur në rritje në tremujorin e dytë. Inflacioni mesatar i tremujorit të dytë rezultoi në nivelin 1.9% nga 1.6% në tremujorin paraardhës.

Rritja e tij i atribuohet më së shumti rritjes së çmimeve të ushqimeve, të cilat zënë rreth 41% të shportës së konsumit.

“Faktorët që kanë ndikuar në këtë ecuri janë vështirësitë në zinxhirin e tregtimit, për shkak të kufizimit të lëvizjeve, dhe rritja e çmimeve të ushqimeve në tregjet partnere. Me lehtësimin e masave të kujdesit, presionet rënëse nga ana e kërkesës pritet të bëhen më evidente”, thekson në raportin e saj Banka e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu