BRUKSEL – Michel: BE parashikon një samit ”live” në mes korrikut

0
30

Njëzet e shtatë drejtuesit e BE kanë qëllim të zhvillojnë një samit ballë për ballë në mes të muajit korrik në Bruksel për të negociuar për planin europian të rimëkëmbjes, deklaroi sot presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Bëhet fjalë për samitin e parë ballë për ballë të drejtuesve të BE-së që prej shfaqjes së pandemisë në Europë dhe vendosjes së masave kufizuese në mes të muajit mars.

“Shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet të bien të gjithë dakord për një borxh të përbashkët për të financuar pjesërisht planin e rimëkëmbjes ekonomike përballë pandemisë së koronavirusit”, theksoi sot, Angela Merkel./ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu