Bonot e thesarit zunë 90% të të gjitha transaksioneve të tregun e titujve të Qeverisë në 6- mujorin e parë të vitit.
Sipas të dhënave të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, në tregun e titujve të Qeverisë, për këtë periudhë të parë të vitit, dominojnë investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.54% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Transaksionet që kryen në tregun e titujve të Qeverisë janë: “Blerje në tregun primar” ; “Shlyerje e vlerës nominale në maturim”; “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” dhe “Blerje para afatit të maturimit”.
Në 6-mujorin e parë të vitit dominuan transaksionet “Blerje në tregun primar”, që zunë 46.02% të totalit të transaksioneve, bën të ditur AMF.