Bilanci i COVID / 19, më shumë se 224 000 të vdekur në botë

0
46

Më shumë se 3 141 250 raste infektimi dhe 224 402 të vdekur u regjistruan sot në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 889 200 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 6 327 vdekje të reja dhe 72 900 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 913 vdekje, Britania e Madhe me 795 dhe Brazil me 474.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 858 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 77 578 të shëruar. 22 raste të reja infektimi u njoftuan midis të martës dhe të mërkurës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 028 217 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 59 446 vdekje dhe të paktën 116 776 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 27 682 vdekje për 203 591 raste, Britania e Madhe me 26 097 vdekje për 165 221 raste, Spanja me 24 275 vdekje për 212 917 raste dhe Franca me 24 087 të vdekur për 168 935 raste.

Që nga vlerësimet e një dite më parë, Çadi ka njoftuar vdekjet e parë nga virusi.

Europa – 1 443 927 raste (135 348 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 079 448 cas raste (62 500 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 190 208 raste (9 848 viktima).

Azia – 190 208 raste (8 417 viktima).

Lindja e Mesme – 167 784 raste (6 606 viktima).

Afrika – 35 911 raste (1 567 viktima).

Oqeania – 8 057 raste (116 viktima) / ATA

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu